E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studentët e Mjekësisë vazhdojnë protestën
Lajme

Studentët e Mjekësisë vazhdojnë protestën

VIDEO🎥/ ‘Nuk dorëzohemi para padrejtësisë’

Studentët e Mjekësisë vijojnë të bojkotojnë auditorët e universitetit dhe po zhvillojnë protesta për të kundërshtar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet “nuk dorëzohemi para padrejtësisë”, edhe ditën e sotme studentët marshuan nga ambientet e Universitetit të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë u miratua edhe pagesa që studentët duhet të paguajnë nëse nuk firmosin kontratën që u mban peng për 5 vite diplomën.

Bordi i administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë ka përllogaritur koston e një studenti, në vlerën 240 mijë lekë të reja për një vit akademik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.