Stuhia “Ciaran” në Evropë/ Disa të vdekur
Mbyllen shkolla dhe anulohen fluturime
Stuhia “Ciaran” po përparon me shpejtësi në rajone të ndryshme duke shkaktuar dëme të mëdha në Evropë. Ekspertët e “pagëzojnë” fenomenin si “bombë meteorologjike”, teksa ka shënuar të vdekur dhe të plagosur.
Gjashtë persona kanë ndërruar jetë nga rrëzimi i pemëve, ndërsa janë mbyllur shkolla dhe anuluar fluturime. Në disa zona të Italisë, Britanisë, Francës dhe Holandës, erërat po fryjnë rreth 200 km, shirat e dendur kanë kthyer disa rrugë në lumenj duke shkaktuar probleme serioze.
Sipas policisë kanë humbur jetën një shofer kamioni në automjetin e tij në rajonin Aisne të Francës, një burrë në qytetin holandez Venray, një grua në qendër të Madridit, një person në Gjermani dhe dy persona të tjerë në Belgjikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



