Suarez mirëpret Neymarin
Ylli brazilian mund të rikthehet tek Barcelona gjatë verës që vjen
Luis Suarez do ta mirëpriste një rikthim të Neymarit në Barcelonë, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, sulmuesi uruguaian e pranon se një lëvizje e tillë do të ishte mjaft e vështirë dhe e komplikuar.
Ylli brazilian ishte larguar nga Camp Nou në drejtim të Paris Saint-Germainit në verën e vitit 2017, shkruajnë mediat spanjolle.
Gjiganti francez kishte shpenzuar 222 milionë euro për ish-sulmuesin e Santosit, i cili njëherësh ishte bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori.
Neymar i kishte kaluar 4 vjet në Kataluni, ku kishte realizuar 105 gola.
Ndërsa tash spekulohet për një rikthim të mundshëm të përfaqësuesit brazilian gjatë verës në Spanjë për t’iu ribashkuar dyshes së frikshme të sulmit, Messi – Suarez.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



