E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Suarezi, Barcelonës: Jam 31 vjet, mendoni për të ardhmen time
Sport

Suarezi, Barcelonës: Jam 31 vjet, mendoni për të ardhmen time

Luis Suarez i ka dërguar një mesazh bordit të Barcelonës në një intervistë të dhënëq së fundmi. Uruguaiani i ka thënë drejtuesve të klubit te përgatiten për të vendosur të ardhmen e tij

Luis Suarez shënoi het-trik të dielën e kaluar në El Clasico kundër Real Madridit. Ai është kritikuar që nga fillimi i sezonit për efikasitetin e tij të dobët, por uruguaiani ka treguar se ende di të shënoi kur Barcelona ka nevojë dhe këtë e bëri edhe të dielën. Në një intervistë për Radio Sport 890 në Uruguai, Luis Suarez është përgjigjur edhe në pyetjet për të ardhmen e tij derisa ka thënë se ai nuk e shef FC Barcelonën pa Lionel Messi.

“Gjithmonë përpiqem që të bëj më të mirën që mundëm, shumë nga ne kanë dyshime për atë çfarë do të jetë Barcelona pa Leon, pasi që skuadra është krenare me të por edhe me atë që ne kemi arritur. Kam marrëdhënie të mira me Leon, egon e tij, kurse nuk kemi asnjë problem me njerëi tjetrin, jemi shok dshe krenar për atë që përfaqësojmë”, ka thënë ai.

Luis Suarez ka pranuar kritikat kundër tij dhe ka thënë se që nga fillimi i sezonit i ka thënë drejtorëve të Barcelonës që të gjejnë një sulmues të ri. “Në moshën time, nuk i kushtojë rëndësi asaj çfarë thuhet për mua. Unë jam vetkritik dhe i kam thënë Barcelonës se ata kanë nevojë për një numër të ri nëntë-të kërkojnë një sepse është koha-jam 31 vjeç dhe klubi ka nevojë të mendojë edhe të ardhmen time tek ta”.

Uruguaiani po ashtu ka folur edhe për VAR, të cilën gjë e ka kritikuar.

“VAR, shija i ka humbur, sepse shpesh në mbrojtje ngrit dyshime madje edhe vetëm kur e ngritni dorën, nuk ju lejon të festoni pasi që edhe nëse keni shënuar nuk e dini a keni shënuar. Me një fjalë nuk ka më adrenalinë për ta fesetuar një gol”.

Në moshën 31 vjeçare, megjithatë Luis Suarez mbetet një top sulmues botëror. Uruguaiani është bërë njëri prej partnerëve më të mirë që ka pas Lionel Messi dhe kjo u pa edhe në ndeshjen kundër Tottenham, por kur jemi të mundësia për të shënuar ai nuk lutet shumë. Mbetet të shihet nëse Barcelona do të dëgjojë këshillën e tij për të blerë një numër të ri nëntë.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/suarezi-barcelones-jam-31-vjet-mendoni-per-te-ardhmen-time-590895/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.