Suedi- Shqiperi, 10 ndryshimet cilesore te zgjedhjeve
Suedia mban sot zgjedhjet e trefishta per zgjedhjen e parlamentit, komunave (bashkive) dhe regjioneve. Votimet e kesaj radhe konsiderohen si me te rendesishmet ne rreth 20 vitet e fundit, per shkak te konfigurimit te hapesires politike, barazpeshes thuajse te plote mes blloqeve politike si dhe rritjes se konsiderueshme te ekstremit te djathte.
Por cilat jane ndryshimet e medha qe shoqerojne procesin dhe diten e zgjedhjeve ne Shqiperi (apo Kosove), me ate cfare ndodh ne Suedi?! Ja disa nga dallimet thelbesore :
1- Pavaresisht se Suedia eshte nje vend I pasur, nuk e ka luksin e vendeve tona qe te beje dy pale zgjedhje; nje politike dhe nje komunale. Nje here ne 4 vjet njerezit I drejtohen kutive te votimit per te zgjedhur drejtuesit ne nivel qendror dhe ate lokal. Nuk dihet saktesisht se sa jane shpenzimet per nje fushate ne Suedi, por ne Shqiperi ka cdo dy vjet zgjedhje dhe kostoja e tyre per buxhetin e shtetit eshte e konsiderueshme. Suedia edhe pse shtet shume me I pasur se ne, ka praktike te shkurtimeve te buxhetit edhe ne kete pike.
2- Partite politike dhe kandidatet per parlament apo komuna, (bashki), bejne nje fushate krejt modeste dhe me shume pak reklama neper rruge, apo sheshe. Sa i takon shpalosjes se ideve, politikanet zgjedhin me shume rrjetet sociale, sesa postera neper shtylla, dyqane, pallate etj. Partite kane kontroll rigoroz per financuesit e fushates se tyre, ndaj edhe shpenzimet ne zerin e reklames nuk jane aq te medha. Madje edhe mesazhet e kryetareve te partive ne mediat kryesore, TV, nuk jane te shumta. Mund te gjesh maksimumi nje apo dy reklama te ndryshme nga lideret partiake, dhe jo si ne Shqiperi, ku partite dhe kryetaret dalin cdo 20 minuta ne TV.
3- Mungesen e mesazheve dhe reklamave te pafund elektorale, politikanet kryesore i kompensojne me debatet e shumta TV dhe media te tjera. Aty eshte mundesia me e mire edhe per votuesit per te pare me mire se per cilen parti politike ia vlen te kandidosh. Keto debate jane mundesia me e mire per shpalosjen e programit, sesa daljet e pafund neper ekranet e TV dhe faqet e gazetave.
4- Debatet TV jane edhe keto nje eksperience dhe shkolle me vete e demokracise. Gazetaret nuk shkojne ne biseda me pyetje te pergatitura dhe nga ana tjeter politikani nuk guxon te shantazhoje gazetarin, apo edhe qytetarin qe ka te drejte qe te beje edhe ai pyetje te drjetperdrejta per kedo politikan. Debatet nuk behen si tek ne, si ”Pazar” ku nuk merr vesh i pari te dytin, por duke respektuar radhen dhe fjalen e njeri tjetrit. I vetmi ”devijm” nga ky rregull ishte nje ton i ngritur dhe goditja e platformes nga kryetarja e partise se Qendres, e cila reagoi ashper kunder kryetarit te partise ekstreme, SD, qe tha se Suedia nuk eshte per te huajt. Kurse ne Shqiperi, fyerjet dhe sharjet mes politikaneve jane gjeja me normale dhe menyja qe kenaq edhe votuesit.
5- TV nuk japin cdo dite, per nje muaj rresht, lajme dhe pamje nga fushata e partive politike. Pjesa me e madhe e vemendjes ndaj fushates, eshte zhvillimi i debateve te drejtperdrejta, ne disa qytete te ndryshme te vendit. Gazetaret mbajne qendrim edhe ndaj deklarateve ekstremiste. TV shteteror suedez u distancua nga deklarata e kryetarit te ekstremit te djathte dhe si reagim kjo parti bojkotoi TV pergjate dites se zgjedhjeve.
6- Ne Suedi nuk ka ”heshtje zgjedhore”. Politikanet bejne fushate ne media edhe nje dite perpara dites se zgjedhjeve, por madje edhe diten e zgjedhjeve. Ata shperndajne vete flete palosje te programit te partise se tyre dhe perpiqen deri ne minuten e fundit qe te bindin njerezit te votojne per ta. Por kjo sigurisht nuk behet si tek ne, kur 24 oret e fundit, mbyllet fushata mediatike por fillon ajo per blerjen e votave.
7- Zgjedhesit kane mundesi te votojne dy here. Po. E vertete. Por jo si tek ne, kur dikush voton ne Sarande dhe pas disa oresh ne Tropoje. Votimi hapet shume dite perpara dites se zgjedhjeve, gati dy jave, dhe njerezit shkojne qete qete e hedhin voten e tyre. Deri nje dite perpara dites se zgjedhjeve, 9 shtator, kishin votuar rreth 45 % e zgjedhesve. Nese nje zgjedhes, ka votuar per X parti disa dite me pare dhe tashme ka nderruar mendje, mund te votoje tani per nje parti tjeter Y dhe kesisoj vota e tij e pare behet e pa vlefshme.
8- Me shume rendesi eshte edhe vota e atyre qe votojne per here te pare; 400 mije kete vit. Kjo eshte arsyeja qe fushata e partive nuk ndalet per asnje moment deri pak minuta perpara mbylljes se kutive te votimit. Partite bejne ”fushate” neper shkolla, duke shpalosur programin e tyre dhe me pas ne menyre stimuluese behet nje votim nga nxenesit per ti mesuar ata sesi te votojne. Sigurisht nuk ndodh si tek ne, ku nxenesit nxirren ne mes te diellit ne miting per te duartorkitur per partite. Nga ana tjeter, ka aplikime te ndryshme ne internet, ku ne baze te programit te partive, njerezit mund te orientohen se per cilen parti mund te votojne.
9- Nga ana tjeter. Votuesi mund te votoje per nje parti X qe deshiron dhe per kandidatin e saj. Ne kete rast, ai merr nje flete votimi bosh dhe ne te shenon emrin e nje personi kandidat per deputet qe deshiron ta perfaqesoje ne parlament. Mund te jete cilido kandidat, ne cilendo pjese te Suedise.
10- Rezultatet e zgjedhjeve dalin brenda pak oresh nga mbyllja e kutive te votimit, dhe ky eshte momenti kur partia qe ka fituar zgjedhjet, fillon bisedimet me parite e tjera per ndertimin e koalicionit qeverises. Tek ne duhen disa dite qe KQZ te nxjerre rezultatin, aq kohe sa ne fakt iu duhet partive per te ndryshuar voten ne kutite e votimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



