E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Suksesi mbi shpirtra të vdekur është makabritet!
Publik News

Suksesi mbi shpirtra të vdekur është makabritet!

Shqipëria me 8500 vdekje të tepërta në 12 muaj, renditet e para në botë për zinë e pandemisë! Nga kjo, pyetje për çdo shqiptar: A hodhi dje valle, Edi Rama mbi kufoma, duke u lavdëruar për menaxhimin e pandemisë? A këndoi ai dje sukses mbi shpirtra të vdekurish duke u mburrur për përballimin e pandemisë me sukses?

Të dhënat më të fundit të Gjendjes Civile për çdo njeri që i thotë jetës, jetë, janë tronditëse dhe dramatike. Këto të dhëna zyrtare faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se në 12 muaj, domethënë nga shkurti i vitit 2020 gjer më 1 mars të vitit 2021, Shqipëria pati 8500 vdekje të tepërta apo një rritje prej 39% të vdekshmërisë, krahasuar me një vit më parë dhe me këtë tregues të zi ajo mban vendin e parë në botë për vdekshmërinë e tepërt. Këto të dhëna dëshmojnë se në këtë pandemi vdekja tek ne po bën kërdinë. Vetëm këto dy muaj u regjistruan 2208 vdekje të tepërta.

Kurse, në datën 1 mars 2021 Shqipëria raportoi 20 vdekje nga pandemia, Gjermania 60 dhe Italia 246. Në raport me popullsinë përkatëse, Shqipëria kishte në 1 mars rreth 7 vdekje për 1 milionë banorë, ose 10 herë më shume sesa Gjermania (0.72) dhe 1.7 herë apo 170% më shumë se Italia.

Por pavarësisht nga këto të dhëna dramatike të keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë më të tmerrshme dhe me të zeza se në çdo vend tjetër që pikëllojnë dhe trondisin me të drejtë çdo shqiptar, Edvin Rama çirrej dhe bërtiste dje për suksesin e menaxhimit të saj.

Tmerr!

Ai, në nje akt cinizmi ekstrem bëri dje sikur këta 8500 burra, gra, të moshuar por edhe fëmijë e të rinj që korri vdekja nga pandemia më shumë se në çdo vend tjetër të botës, të mos ishin njerëz, nëna, baballarë, vëllezër, motra, fëmijë, prindër, gjyshër, gjyshe, por të ishin pjesëtarë të një specieje tjetër ose sikur këto vdekje të mos kishin ndodhur fare apo sikur ato të mos kishin ndodhur në Shqipëri.

Vdekje të tepërta nga pandemia kanë ndodhur rëndom në mbarë botën dhe Shqipëria nuk mund të ishte përjashtim. Por Shqipëria, përveç keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë nuk plotësonte apo nuk kishte absolutisht asnjë konditë që të zinte vendin e parë në botë për zinë, vdekjet nga pandemia.

Shqipëria arriti në krye të botës sepse menaxhimi i pandemisë u bazua në vjedhjet, manipulimet, mashtrimet e Edi Ramës dhe kupolës së tij të konfliktit të interesit.

Shqiptarët i korri dhe po i korr vdekja më shumë se në çdo vend tjetër të globit sepse Xhahili i Surrelit, Ndrikull Hajnia dhe komitetit i konfliktit të interesit e përdorën pandeminë, menaxhimin e saj gjithçka për karrigen dhe kontot e privilegjet e tyre duke sakrifikuar në mënyrën më kriminale mijëra jetë shqiptarësh të pafajshëm.

Kjo bandë kriminelësh sikur të dëshironte që Covid-19 të vriste sa më shumë shqiptarë, vendosi që në fillim si standart testimin më të ulët të mundshëm duke i dhënë kështu liçensë armikut të padukshëm që të infektonte pabesisht dhe vriste sa më shumë qytetarë.

Krye epidemiologu i Surrelit, Ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit me qëndrimet e tyre i shndërruan spitalet dhe shkollat e vendit në bomba biologjike që shpërndajnë furishëm Covid-19 në çdo skaj të vendit.

Edvin Hajduti, Ndrikull Hajnia dhe grupi i tyre i strukturuar kriminal nga rreth 9 mijë shtretër kapacitet në total që kishte vendi, mobilizuan për pandeminë vetëm 540 shtretër, tre herë më pak për 1 milion banorë se sa Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ata, në këtë mënyrë, duke shtruar në spital të sëmurë me Covid, 4-12 herë më pak se sa vendet e tjera, e shndërruan Shqipërinë në një spital gjigand.

Mirëpo studimet kane provuar se vdekshmëria e të sëmurëve me Covid që nuk shtrohen në spital është rreth 4 herë më e lartë se sa e të sëmurëve që shtrohen në spital.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe, veprimtarinë shtetërore kriminale të Edvin Hajdutit, Ndrikull Hajnisë dhe grupit të tyre, kërkoj:

1- Shkrirjen e menjëhershme të kupolës së konfliktit të interesit që përdor menaxhimin e pandemisë në funksion të suksesit imagjinar të Xhahilit të Surrelit;

2- Krijimin me urgjencë të Komitetit Kombëtar për menaxhimin e pandemisë së Covid-19 të kryesuar nga Presidenti i Republikës;

3 – Krijimin e Komitetit të Ekspertëve me specialistë të shquar, vendas dhe te huaj jashtë çdo konflikti të interesit që do të këshillojë Komitetin Kombëtar.

4 – Kërkesën nga Avokati i Popullit të një hetimi ndërkombëtar për përgjegjësit e keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë Covid-19 në Shqipëri.

Këtu më poshtë keni analizën më të dhënat e fundit të publikuara në revistën prestigjioze Monitor.

Një vit nga pandemia, më shumë se 8 mijë vdekje shtesë në vend, rritje me 39%

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.