E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmet ndaj Ukrainës, Kina: Respektojmë sovranitetin territorial të të gjitha shteteve
Lajme

Sulmet ndaj Ukrainës, Kina: Respektojmë sovranitetin territorial të të gjitha shteteve

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës ka ardhur dhe reagimi i parë nga Kina. Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi ka deklaruar se “KIna respekton sovranitetin territorial të të gjitha shteteve”.

“Por në të njëjtën kohë kanë parë me detaje çështjen e Ukrainës që nga zanafilla e saj historike, që është shumë komplekse! Po ashtu kuptojmë dhe shqetësimin legjitim që ka Rusia për sigurinë”, është shprehur Wang Yi.

Këtë mesazh sipas Sky Tg, ministri i Jashtëm I Kinës mësohet se e ka shprehur këtë qëndrim gjatë telefonatës që ka patur me homologun rus, Sergei Lavrov.

Ai ku mësohet se ka shtuar se: ”Kina kërkon që të braktiset mentaliteti i Luftës së Ftohtë, që është një mekanizëm sigurie i Europian dhe i ekuilibruar, efikas dhe që duhet të formohet për përmjet dialogut dhe negociatave”.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.