E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Synodus Horrenda e Drejtesise se Re
Publik News

Synodus Horrenda e Drejtesise se Re

Ne vitin 897, Kisha Katolike nisi nje proces gjyqesor te paprecedente ne historine e njerezimit duke gjykuar nje te vdekur. I akuzuari ishte Papa Formosusi, qe akuzohej se kishte shkelur ligjet e Kishes gjate ushtrimit te detyres.

Ne krye te trupes gjyqesore, ishte pasardhesi i tij Papa Stefani VI, i cili udheroi zhvarrosjen e Formosusit dhe sjelljen e tij para gjyqit Papal per gjykim. Ne perfundim te gjyqit, i cili u pagezua me emrin Synodus Horrenda, Formosusi u shpall fajtor. Vendimi urdheroi zhveshjen e tij nga te gjithe titujt, ndersa trupi i ish Papes u gjymtua duke u hedhur ne lumin Tiber.

Ky eshte procesi i pare gjyqesor i dokumentuar ne histori ndaj nje personi te vdekur, qe kishte si motiv hakmarrjen politike. Hetimi i njerezve te vdekur ka ndodhur vetem pak here ne histori. Ne jurisprudencen moderne kjo eshte nje praktike e padegjuar, vecanerisht ne vendet e civilizuara. Por ne regjimet antidemokratike, te cilat nuk respektojne te drejtat themelore te njeriut, raste te tilla kane ndodhur edhe vone.

Ne vitin 2012, Rusia akuzoi dhe coi ne gjyq nje avokat te quajtur Sergei Magnitsky. I vdekur prej 3 vjetesh ne qeli nga torturat e autoriteteve, Gjykata e shpalli Maknitskyn fajtor dhe e denoi post mortem per evazion fiskal. Gjyqi u cilesua si nje turp nga te gjitha organizatat humanitare dhe qeverite e vendeve te civilizuara duke cuar madje ne tensionimin e marredhenieve mes SHBA-se dhe Rusise.

Praktika e hetimit, gjykimit apo fajesimit te personave te vdekur eshte ndaluar nga Kisha Katolike shume shekuj me pare. Ne Shqiperi ajo eshte e padegjuar. Deri dje, kur SPAK preu fletearrestet per dy ish komisioner zgjedhjesh te ndare nga jeta.

Shume mund te mendojne se ajo e SPAK eshte nje aksident, qe nuk ka motive politike nga pas. Por edhe nese ky arsyetim do te merrej i mireqene, pikepyetjet qe ngrihen mbi cilesine dhe paanesine e hetimeve te SPAK jane te shumta. Nese nje prokuror nuk e di se personi qe po heton eshte i vdekur, cfare hetimesh ka kryer ai? Nese nuk jane bere hetime, mbi bazen e cilave provave u pre fletearresti per dy ish komisioneret e ndjere?

Eshte e qarte se me shume se sa nje hetim i pavarur dhe gjitheperfshires, ai i dosjes 339 ngjan me nje farse, e cila synon te kenaq deshira politike. Njesoj si procesi ndaj Papes para 1 mije vjetesh apo ai i avokatit rus. Ne kete pike shqetesimi i madh qe duhet te kene te gjithe eshte vetem nje: Nese kjo eshte me e mira e Drejtesise se Re, sa gjasa ka qe kjo prokurori te hetoje me seriozitet ceshtjet e medha te korrupsionit ne Shqiperi?

Reforma ne Drejtesi dhe SPAK si pjese perberese e saj ju shiten qytetarebe si shpresa se me ne fund ne kete vend do te kete drejtesi dhe pandeshkueshmeria do te marre fund pergjithmone. Por shpresat e Reformes po njollosen me shpejtesi nga turpi i arrestimit te te vdekurve. Nje gje qe nuk ka guxuar ta beje as Enver Hoxha dhe as Stalini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.