E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Syri i “mavijosur” i kryeministrit Rama në median turke
Lajme

Syri i “mavijosur” i kryeministrit Rama në median turke

Një video e dyshimtë është bërë virale në platformën TikTok, e publikuar nga llogaria “patrioti”, ku Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket se ka syrin e majtë të nxirë ndërsa jep një video-mesazh. Stafi jonë ka ndërmarrë verifikimin e detajeve rreth kësaj çështjeje dhe ka arritur të konfirmojë se videoja nuk është origjinale, por përkundrazi, është manipuluar.
Më saktësisht, ka pasur ndërhyrje në imazhin e Kryeministrit Rama, ku fytyra e tij është ndryshuar në mënyrë artificiale. Deri në këtë moment, videoja e manipuluar ka tërhequr vëmendjen e mbi 600 mijë shikuesve.
Pas një hulumtimi të thellë, duke përdorur mjetet e kërkimit online, Hibrid.info ka zbuluar videon origjinale, e cila u publikua më 8 Maj, 2023 në Twitter nga media turke “Time Balkan”.
Në videon e vërtetë, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, jep një mesazh ku ai shpreh mbështetje për Recep Tayyip Erdoğan në zgjedhjet presidenciale në Turqi. Videoja e manipuluar nga llogaria “patrioti” në TikTok ka ndryshuar pamjen e Ramës, duke bërë që syri i tij i majtë të duket i mavijosur.
Stafi jonë, në përpjekje për të vërtetuar autenticitetin e videos, ka gjetur videon origjinale ku Kryeministri Rama paraqitet pa asnjë ndërhyrje në imazhin e tij. Duke u bazuar në metodologjinë e tyre të verifikimit, safi jone e ka cilësuar videon si një “Mashtrim”, duke treguar se është një rast i fake news.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.