E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ta nderojmë Adimirin,njerëzit tanë  po vdesin si të ishin miza…
OP-ED

Ta nderojmë Adimirin,njerëzit tanë po vdesin si të ishin miza…

Propozim.

Drejtuar autoriteteve të shtetit shqiptar.
Të nderuar pushtetarë. Ju që nuk latë spiun vendas e të huaj pa nderuar, keni rastin të tregoni se ndonjeherë kujdeseni dhe për ne. Nderojeni gjestin heroik të Admir Murataj. Ai shpëtoi nga mbytja dy vajza të vogla. Ndoshta ju nuk e kuptoni këtë, prandaj le ta shohim këtë gjest shpëtimi si të munguar. Një nënë do mbyste dy vajzat e saj në lumë.

Gjithe zemrat e shqiptarëve do plasnin nga marazi. Kjo tragjedi i kalon përmasat shekspiriane. Por fatmirësisht, kjo nuk ndodhi. Dhe autori i mrekullisë është mes nesh. Ai nuk kërkon asgjë nga ju. Pra, ju duhet të cmoni gjestin dhe edukaten e tij në tte njëjtën kohë. Jetojme në një epokë ku gjeja më e lehtë per tu cënuar është jeta. Njerezit tanë po vdesin si të ishin miza.

Le të festojmë jetën kesaj here dhe mbrojtësin e saj. Bëjeni qytetar nderi, jepini medalje kombëtare, shoqatat dhe firmat le ta punesojnë të papunin hero. Shkruani per të, bëni poezi per të, këndoni për të. Sepse vetëm kështu kremtohet bukuria e një gjesti të thjeshtë.
P.S. do ta kisha shkruar shumë me seriozisht ketë thirrje, por e di që ju nuk pyesni për mendimet dhe ndjenjat tona.

E keni berë gjithmonë këtë. Juve ju emocionojne vetëm lakejtë tuaj, puthadorët dhe shantazhistët.
P.P.S. kete thirrje ne fakt e kam per njerezit, per ata që presin ndonjë mrekulli, dhe harrojnë qe mrekullia më e madhe e kësaj bote është solidariteti. Shperndajeni, mos u dembelosni. Tregoni mirenjohje dhe falenderim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.