E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi Kurti dhe Vuçiç  pa marrëveshje
Bota

Takimi Kurti dhe Vuçiç pa marrëveshje

Takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka rezultuar pa marrëveshje.

Lajmin e ka bërë të ditur Vuçiç gjatë një deklarate për mediat.

“Mendoj se është e rëndësishme që njoftimi i BE-së do të përmbajë fjalë për domosdoshmërinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Unë, natyrisht insistova në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mendoj se Kurti nuk ishte i gatshëm ta pranonte tani, por do të shohim nëse do ta pranojë në të ardhmen.

Besoj se do të kemi shumë takime në periudhën e arshshme“, tha ai ndër të tjera.

Kështu ai paralajmëroi se do të vijojnë takimet për të gjetur një dakordësi që do të normalizonte marrëdhëniet mes dy shteteve.

Mediat kosovare raoportojnë se tryeza e radhës do të zhvillohet datën 18 mars.

Ndërkohë, kujtojmë se takimi sotëm u zhvillua me ndërmjetësimin e shefit të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ndonëse fillimisht u pa me optimizëm nga ndërkombëtarët, nuk pati rezultate konkrete për shkak të mosdakordësive të dy liderëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.