E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi me deputetët e PD në kryesinë e Kuvendit,  Ambasadorët shqetësim për financimin rus
Publik News

Takimi me deputetët e PD në kryesinë e Kuvendit, Ambasadorët shqetësim për financimin rus

Kryediplomatja e BE e prerë për Reformën Territoriale!

Vetëm pak orë pasi deputetët demokrat që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj depozituan në Kuvend draftin e tyre për ndarjen e re territoriale, në kryesinë e Kuvendit për t’u takuar me ta mbërritën 8 ambasadorë të rëndësishëm për t’u takuar me ta.

Në takim morën pjesë ambasadorët e SHBA, BE, OSBE, Itali, Gjermani, Francë, Zvicër, Britani e Madhe (zëvendësambasadori). Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, por në përfundim të takimit Enkelejd Alibeaj në mënyrë sipërfaqësore sqaroi se çfarë ishte diskutuar në atë takim.

“Ky ishte në fakt një nga takimet që ne e kemi pasur si format kohë më parë së bashku me ambasadorët e vendeve kryesore. Objekti i takimit ishin të gjitha ato reforma, dhe aksioni opozitar në tërësi, të cilat ne i kemi filluar dhe shqiptarët i kanë ndjekur në parlament, ndër to: Reforma Administrative – Territoriale, Reforma Zgjedhore dhe çështje të tjera po kaq të rëndësishme. Ky ishte një takim i parë për të sqaruar, për të shkëmbyer vizione dhe si i tillë do të vazhdojë dhe me takime të tjera qoftë në këtë format, qoftë dhe në formate të tjera.

Kjo është një praktikë, që duhet ta riinstalojmë dhe njëherë, sepse për këto reforma dhe aksioni opozitar, të cilat besojmë se janë thelbësore për zhvillimin europian dhe për vlerat, të cilat ata mbrojnë, do duhet të koordinojmë me partnerët tanë, e që është një detyrim moral e politik i yni për ta bërë. Ne kemi pasur detyrimin tonë. Nëse e mbani mend afatin fillestar ka qenë deri në 30 Shtator dhe ne kemi përfunduar në fakt të gjithë atë se çfarë do të ishte oferta jonë, pra ndryshimi i reformës territoriale që besojmë ne është nevoja dhe interesi i qytetarëve shqiptarë mbas kaq viteve të implementimit të reformës territoriale nga 2014 dhe këtej, me defekte të pranuara tashmë nga vetë qeveria, të pranuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kjo ishte ajo se çfarë ne bëmë. Në përfundim të këtij afati e depozituam siç dhe rregullat parlamentare e kërkojnë. Sa i përket konsultimit? Ne kemi pasur konsultim të herëpashershëm me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë të interesuar, një prej të cilëve mund t’ua them është Ambasada Zvicerane. Ne kemi bërë atë që është detyrimi ynë. Ju e dini që tashmë ka dhe një afat deri në 21 tetor. Një nga pikat e diskutimit ishte dhe kjo për t’ua bërë të qartë. Tashmë, do dëgjojmë dhe do vazhdojmë me procedurat parlamentare”, tha Alibeaj, pasi përcolli ambasadorët kryesorë në vendin tonë.

TEMATIKAT

Ndërkohë, gazeta “Panorama” përmes burimeve mësoi se në takimin që u zhvillua në sallën ku bëhen mbledhjet e Komisionit Parlamentar të Integrimit, ambasadorja e Bashkimit Evropian ishte treguar më e drejtpërdrejtë në mbështetjen për Reformën Territoriale. Ndërsa, mësohet se kishin shprehur mbështetjen për çdo reformë, kryediplomatja e BE-së në vendin tonë mësohet të jetë shprehur ndër të tjera se Reforma Territoriale është me rëndësi për të përshtatur ligjet me ato të BE-së dhe se ka rëndësi gjithashtu decentralizimi dhe demokracia lokale.

Sakaq, një tjetër temë diskutimi mësohet se ka qenë edhe nisma e qeverisë për amnistinë fiskale. Burimet konfirmojnë se ambasadorët janë shprehur se ia kanë komunikuar qeverisë se amnistia fiskale ka rrezikun e pastrimit të parave të pista gjë që është kundër politikave të Bashkimit Evropian. Por, jashtë vëmendjes së tyre nuk ka mbetur as financimi i partive. Në takim është theksuar shqetësimi për financimet e fshehta nga vendet e treta, duke iu referuar edhe çështjes ruse. Por nga ana tjetër, deputetët demokratë kanë pohuar se janë të gatshëm të miratojnë çdo ligj që i ndalon ato.

Alibeaj e Bardhi takojnë Presidentin: Zgjedhjet të jenë sa më afër të jetë e mundur

Deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, ishin përfaqësuesit e radhës politike që diskutuan me Presidentin Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve lokale të 2023. Në përfundim të takimit, Alibeaj në fjalën e tij për mediat pas takimit, ka zbuluar se ka sugjeruar që data e zgjedhjeve të jetë sa më e afërt.

“Ajo se çfarë i thashë Presidentit të Republikës është që sa i përket se datës se kur zgjedhjet do të mbahen, i sugjerova që do duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Për një arsye të thjeshtë, se duhet që një orë e më parë do duhet tu japin të drejtën shqiptarëve të votojnë për zgjedhjet. Pa cilësuar një datë fikse qëndrimi ynë është një orë e më parë. Data e zgjedhjeve është një datë ku shprehet vullneti i shqiptarëve. I kërkova dhe diçka tjetër që në momentin kur presidenti do flasë ky mendim mos të bëhet pengesë për Reformën Territoriale, i kërkova që mund të shprehej në një moment pas datës 1 tetor”, tha Alibeaj.

Më herët, gjatë kësaj jave, në zyrën e kreut të shtetit ishin Oerd Bylykbashi nga grupimi i Sali Berishës, kryetari i PL-së, Ilir Metaj, dhe aleatët e vegjël të PDsë. Në deklaratat e tyre aleatët e vegjël propozuan që data e zgjedhjeve do të ishte 14 maji. Ndërkohë, nga ana e ish-Presidentit Ilir Meta ishte kërkuar që data e zgjedhjeve të ishte sa më afër. Sa kaq sot, pritet që në zyrën e kreut të shtetit të shkojë edhe Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.