Tallet keq gazetari me fushatën e Ramës – Hë mër dak ça boneee!
Ku je mer Lul, se ta ngul!
Gazetari Klodian Tomorri stigmatizon me ironi therëse katër mandatet e qeverisë Rama, duke i përshkruar si seri eksperimentesh politike: nga inceneratorët fantazmë e lufta me “macet dhe minjtë”, te timoni dhe tepsia për të “shuar” korrupsionin. Mandati i katërt? Sipas tij, do të shërbejë për videochat me Lulin dhe luftë kundër bufëve të kënetës. Një përqeshje e hapur ndaj propagandës elektorale, në një kohë kur qytetarët përballen me probleme reale si mungesa e barnave në spitale.
Klodian Tomorri
Për çdo mandat nga një zanat
Në mandatin e parë i zgjidhëm Shqipërisë problemin e rëndë të plehrave. Shpallëm gjendjen e jashtëzakonshme, ndërtuam inceneratorë të dukshëm dhe të padukshëm. Pastaj, pasi i ndërtuam, eliminuam të gjithë punëtorët – njësoj si El Chapo që vriste ata që i hapnin tunelet e drogës.
Disa u arratisën, disa të tjerë i futëm në burg. Domethënë, futëm macen që të kapte minjtë tanë dhe e bitisëm këtë punë.
Mandatin e dytë e deshëm për t’i dhënë fund korrupsionit. Për këtë na duheshin timoni dhe tepsia vetëm për vete. Sepse ishin këta të LSI-së që vidhnin shumë, dhe nuk luftohej dot korrupsioni me ta në qeveri.
E morëm tepsinë të gjithën vetë dhe ia treguam vendin edhe korrupsionit. Iku vjedhja! Mos qeshni këtu. Të gjitha arrestimet e SPAK-ut janë për mandatin e parë. Deri tani s’ka asnjë arrestim për mandatin e dytë.
Tani, nuk ka arrestime sepse nuk ka pasur vjedhje, apo sepse s’ka filluar ende SPAK-u me mandatin e dytë – këtë nuk e kemi akoma të qartë. Por nejse…
Mandati i tretë ishte për t’i dhënë zgjidhje ujit 24 orë dhe infrastrukturës për “Shqipërinë 2030”. Investime të mëdha anembanë vendit në ujësjellësa dhe koncesione rrugësh në çdo cep. Turizëm i madh, e të tjera si këto.
Për mandatin e katërt nuk kemi më çfarë të themi. Spitalet, rrugët, ujin – i zgjidhëm në mandatet e mëparshme. Nuk premtojmë dot prapë.
Ndaj, mandati i katërt na duhet për të luftuar bufet e kënetës dhe për të bërë videochat me Lulin, si “Hekri” i Portokallisë:
— Ho mo dak, ça boneee? Ku je mer Lul, se ta ngul!
— O Ramë, na zgjove nga gjumi mer dak. Jena knej ka lagjja e vjetër. Ku i ke shokët mer Ramë? Me këmishë noti apo me vija? 7 herë 7, e di vetë ti. 313.
Ky do të jetë mandati i katërt. Ndërkohë që njerëzit vdesin për ilaçe nëpër spitale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



