E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tani më shumë gjoba parkimi dhe sekuestrim specash / Veliaj më 1 prill do të  rriten pagat e policëve bashkiakë të Tiranës
Uncategorized

Tani më shumë gjoba parkimi dhe sekuestrim specash / Veliaj më 1 prill do të rriten pagat e policëve bashkiakë të Tiranës

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë mbrëmjen e sotme një lajm të mirë për punonjësit e policisë bashkiake të Tiranës.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se ka ardhur koha që të shpërblehen punonjësit e policisë që strapacohen prej vitesh.

Ai theksoi se për këtë arsye është vendosur që nga data 1 Prill të rriten pagat e të gjithë policëve bashkiakë të Tiranës.

“Vendimi për të adresuar rritjen e rrogave të policisë bashkiake, ndikohet edhe nga vendimi i qeverisë për të rritur pagën minimale, pra nga 34 mijë lekë, në 40 mijë lekë të reja në 1 Prill, kështu që ne na puqet me rritjen e pagave të Policisë Bashkiake dhe hyn në fuqi në 1 prill, bashkë me ngritjen e pagës minimale të qeverisë”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.