E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tani nuk gjej dot një arsye brenda llogjikës ta votoj PD
Lajme

Tani nuk gjej dot një arsye brenda llogjikës ta votoj PD

Pas nje takimi qe zgjati disa ore kafe uje, me miq te organikes se Pd, si dhe anetare te parlamentit, mbetem ne te njejten pyetje: Me jepni arsyen perse duhet te kete nje Parti Demokratike si kjo qe kemi edhe kemi pasur, kur nuk ka me mision. Partia Demokratike sot, ne te gjitha nivelet, synon vetem pushtetin me rrezimin e Rames.

Asnje pale, tani qe edhe Lulzim Basha nuk eshte me, nuk kam degjuar te kete nje propozim se cfare eshte apo cfare do te jete Partia Demokratike.
Per te gjitha kemi folur, dime edhe kemi degjuar. Kete parti demokratike qe kemi qene qe ne themelim edhe e kemi mbeshtetur, edhe e kemi kundershtuar gjithmone per ta shtyre djathtas, tani nuk gjej dot nje arsye brenda llogjikes ta votoj. Per te gjitha ato arsye per te cilat e kam votuar, Partia Demokratike na ka dale ose deshtim ose kunder ne menyre flagrante.

Qe nga 2005, i vetmi ligj i djathte i nxjerre nga Pd, ka qene ligji Olldashi per per kthimin e shtepive ish pronareve.
Politikisht, Partia Demokratike sot, eshte partia e Sali Berishes, nje feud shqiptar qe mund te marre vota sigurisht, por qe nuk do te arrije kurre numrat per qeverisje, sepse kjo njerezit qe ka sot jane te gjithe ata qe kane bere kete qe kemi sot.
Sic ua thashe miqve te mi, une nuk e votoj me, sepse nuk ka me asnje arsye llogjike te votoj Partine Demokratike, e cila deshtimin ndaj nesh e ka shperndare si fitore me ata qe do ta votojne ne te ardhmen. Kaq. Ne kemi deshtuar gjithashtu. Une i pari, e pranoj. Duke qene se nuk kam pasur kurre asnjehere pozite ne asnje nivel, nuk e gjej te arsyeshme te kerkoj falje, pervecse per sa i takon mbeshtetjes qe i kam dhene.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.