Tani patentat shqiptare do të njihen në Greqi dhe anasjelltas
Marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Greqi ratifikohet nga parlamenti grek .
“Marrëveshja ishte firmosur në maj të vitit 2018, por pritej vetëm miratimi i saj nga parlamenti grek.
Parlamenti grek ratifikoi marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Megjithëse një hap i vonuar, ky është një lajm i mirë pasi marrëveshja e firmosur që në 11 maj 2018, pjesë e paketës së çështjeve të pazgjidhura Shqipëri-Greqi, i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë dhe grekë.
Marrëveshja lehtëson jetën e qytetarëve, shmang sorollatjen nëpër zyra, harxhimin e kohës dhe parave.
Rreth 700 euro kursejnë qytetarët, të cilët nuk do të kenë nevojë që të kryerjnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtar.
“Sipas kësaj marrëveshjeje, të gjithë shtetasit shqiptarë që zotërojnë leje drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga 24 janari i vitit 2017, mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek”, shton ministri Majko.
“Marrëveshja parashikon që në momentin që shtetasit shqiptarë marrin qëndrim në Greqi, ata mund t’i konvertojnë patentat e tyre shqiptare në patenta greke pa pasur nevojë kryerjen e testeve teorike dhe praktike”, thekson ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



