E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tarifat e Trump ndaj Kinës, përjashtohen smartphone-t dhe kompjuterët
Lajme

Tarifat e Trump ndaj Kinës, përjashtohen smartphone-t dhe kompjuterët

Administrata e Presidentit Donald Trump ka shpallur përjashtimin e smartphone-ve dhe kompjuterëve nga tarifat e reja që do të aplikohen për mallrat kineze.

Ky vendim vjen në një kohë kur shqetësimet për rritjen e çmimeve për pajisjet elektronike janë shtuar, për shkak të prodhimit të tyre masiv në Kinë.

Doganat dhe Patrulla Kufitare e SHBA njoftuan ditën e djeshme se smartfonët dhe kompjuterët, si dhe një numër pajisjesh dhe përbërësish elektronikë, do të përjashtohen nga tarifa globale prej 10% që administrata Trump kishte planifikuar të vendoste për shumicën e mallrave të importuara. Po ashtu, tarifa 125% për mallrat kineze do të eliminohet për këto produkte.

Ky vendim erdhi pas presioneve nga kompanitë e teknologjisë amerikane, të cilat kishin paralajmëruar se tarifat e larta mund të çonin në rritje të çmimeve për produktet e tyre dhe do të kishin një ndikim të drejtpërdrejtë tek konsumatorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.