Tashmë bota ndryshoi. Shpëtoni fëmijēt tuaj nga kthetrat e llumit që ka projektuar elita imorale e Tiranës
Bota tashmë ndryshoi dhe nuk behet fjalë per të ndryshuar. Në tv shqiptare nga mengjesi deri në darkë ka vetem një projeksion. Si të nxjerrim kryeministrin dhe shpurën heronj nga e gjithë kjo histori. Gazetarë, media, studio, tv, radio, Faqe Facebook, administratë shteti, një pjesë e mjekeve, kanê vetem një qëllim; të projektojnë pushtetin e perjetshem tê Ramës duke e ndertuar skemen në menyrë të atillë që ta nxjerrin atë si heroin e gjithë kesaj.
Pa dashur, ne perpjekje per te shpjeguar kete situate dhe per ta qartesuar ate sa me shume kam rene edhe une ne te njejtin batak. Nuk duhet te humbasim kohe me keta, por duhet te kuptojme se cfare duhet t’u mesojme femijeve tane, si te perballen me boten e re qe ka nisur te linde.
Jemi rasti i paprecedent ne glob ku nje popull i tere mendon se mund t’i shpetoje nga kjo histori nje kryeminister me Dr Piperon.
Pergatituni dhe pergatisni femijet per boten e re, sepse do te jete dicka shume me e komplikuar se kjo qe keni pare deri tani. Shtresa te tjera sociale do te krijohen, hendeke te medhenj do te ndertohen ndermjet shtresave te ndryshme te popullates. Eshte momenti qe te mendojme sakte, dhe te mos merremi me banalitetin qe e servir sistemi i degjeneruar shqiptar i vlerave, qe po na imponon pjesen me te degraduar te shkerdhatokracise, te shkerdhatokultures, shkerdhatopolitikes dhe te shkerdhato-vipizimit shqiptar qe po perpiqet te imponohet me dhune edhe ne keto kohera krize.
Mesoni femijet tuaj si te shpetojne prej kthetrave te ketij llumi te madh qe ka projektuar elita imorale e Tiranes, sepse do te mbeteni skllever sa te keni jete brez pas brezi. Nuk eshte e mallkuar Shqiperia nga Zoti sic thone disa, por eshte e mallkuar menyra jone e te menduarit, nga sulmet e pameshirshme qe i ben 24 ore ne dite, kasta. Mes teje dhe nje jete me te mire ne te ardhmen, nuk qendron nje mafie e rrezikshme e pamposhtur, por vetem nje menyre e sakte e te menduarit. Truri dhe mendimi nese perdoren sakte, jane me te forta se atomi, se Korona dhe se cdo malarje politike, financiare dhe kulturore qe mund ta kete pushtuar boten ndonjehere. Koha eshte e shenjte, shpenzoje ate per te menduar sakte, sepse bota e re nuk e meshiron te paditurin!
Kete do ta shpjegoj me vone me imtesisht ne kanalin tim ne YouTube!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



