E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tatuazhi i jashtëzakonshëm i futbollistit argjentinas pas takimit me Messin
Sport

Tatuazhi i jashtëzakonshëm i futbollistit argjentinas pas takimit me Messin

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, është shumë i adhuruar anembanë botës, dhe nga ky grup nuk përjashtohen as shokët e tij. Futbollisti argjentinas i Atletico Patense, Hernan Lamberti, është shoku i tij i fundit që e ka shprehur adhurimin për Messin.

Lamberti dhe Messi njihen pasi që ata të dy i presin flokët te i njëjti person. Për këtë arsye, Lamberi ia kishte dërguar Messit një dhuratë: një fanellë të tij të Aldosivit, ku kishte luajtur gjatë viteve 2012-2016, transmeton Gazeta Express.

Sapo e kishte marrë këtë dhuratë, Messi, në shenjë falënderimi, e kishte bërë një fotografi duke e mbajtur fanellën e mikut të tij.

Lambertin e gëzoi aq shumë kjo fotografi saqë vendos që atë ta mbajë me vete përgjithmonë, duke e bërë tatuazh.

Për më tepër, Messi së fundi e ka postuar një fotografi ku shihet koleksioni i tij i fanellave, ku shihet se fanella e Lambertit është bashkë me atë të Luis Saurezit, Raulit, Dani Alvesit, Sergio Agueros dhe Francesco Tottit.

​Tatuazhi i jashtëzakonshëm i futbollistit argjentinas pas takimit me Messin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.