Taulant Balla padit Bashën, nënkomisar Nuhun dhe Basir Çollakun
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ashtu siç kishte lajmëruar edhe përgjatë ditës së djeshme, ka dorëzuar sot kallëzim penal për Lulzim Bashën, nënkomisar Nuhun dhe për gazetarin Basir Çollaku.
Balla në padinë e tij shprehet se kërkon fillimin e hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit Lulzim Basha, deputet dhe Kryetar i subjektit politik Partia Demokratik Shqipërisë, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Kallëzimit të rremë” për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi apo publikimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, “Fyerjes” së qëllimshme e personit e cila përbën kundërvajtje penale dhe kur kur kryhet botërisht përbën kundërvajtje penale, të parashikuara nga nenet 248, 305, 199 dhe 120 të Kodit Penal.
Po ashtu deputeti i PS i kërkon Prokurorisë që të hetojë dhe për nënkomisar Emiljano Nuhut dhe gazetarit Basir Çollaku.
Më tej theksohet se: “Duke qënë kështu, unë kallëzuesi Taulant Balla, nga Prokuroria e pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë kërkoj:
- Pranimin e kallëzimit penal;
- Fillimin e hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit Lulzim Basha, deputet dhe Kryetar i subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”,“Kallëzimit të rremë” për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë,si edhe, krijimi apo publikimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, “Fyerjes” së qëllimshme e personit e cila përbën kundërvajtje penale dhe kur kur kryhet botërisht përbën kundërvajtje penale, të parashikuara nga nenet 248, 305, 199 dhe 120 të Kodit Penal..
- Fillimi i hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit Emiljano Nuhu, me adresë Komisariati i Policisë Berat, Drejtoria Vendore e Policisë Berat (sipas vendit të punës), për kryerjen e veprave penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 120, 305 dhe 248 të Kodit Penal.
- Fillimin e hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit Basir Çollaku, për kryerjen e veprave penale të “Kallëzimit të rremë” për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, “Fyerjes” së qëllimshme e personit e cila përbën kundërvajtje penale dhe kur kur kryhet botërisht përbën kundërvajtje penale të parashikuar në nenin 305, 119 dhe 120 të Kodit Penal”, thuhet në kërkesën e Ballës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



