Tavo: Himara drejt një oferte të plotë turistike, jo vetëm det dhe diell
Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka vlerësuar pozitivisht pjesëmarrjen në aktivitetet e organizuara në kuadër të çeljes së sezonit veror, duke theksuar se interesi i lartë i vizitorëve konfirmon potencialin turistik të zonës.
Sipas Tavos, aktivitetet e zhvilluara nuk kanë si qëllim vetëm argëtimin, por mbi të gjitha promovimin e Himarë si një destinacion i plotë, që ndërthur turizmin me kulinarinë, traditën, kulturën dhe artizanatin.
Ai nënvizoi se bashkia synon të ndërtojë një ofertë të integruar turistike, ku çdo vizitor të ketë mundësi të përjetojë eksperienca të ndryshme dhe të krijojë kujtime të veçanta, përtej turizmit klasik bregdetar.
Aktivitetet e ditës së djeshme kulmuan me një koncert festiv, ku performuan Ronela Hajati dhe Elita 5, duke sjellë një atmosferë të ndezur në bregdetin e jugut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



