E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të abuzosh edhe me tenderin e aparaturave të kancerit!
Lajme

Të abuzosh edhe me tenderin e aparaturave të kancerit!

Albana Fico parregullsi edhe te tenderi i kurimit të personave me kancer, i jep 647 MLN lekë Kristaq Shuperkës pa garë

Drejtoresha e QSUT, Albana Fico, nuk e ndal babëzinë për të vjedhur edhe kur vjen fjala tek jeta e personave që vuajnë nga kanceri. Më datë 20 korrik ajo ka firmosur një tender me objekt “Pajisje mjekësore prodhues Elekta /ose ekuivalent”, bëhet fjalë për blerjen e dy pajisjeve që pendoren në trajtimin radioaktiv të personave me kancer. Për këto paisje Fico ka menduar të shpenzojë 647 milionë lekë, le të themi se deri këtu është okay, sepse janë paisje që kushtojnë.

Por, afera fillon tek procedurat e tenderit dhe bashkëpunimi që bënë ajo me miqtë e qeverisë. Sikur shohim në dokument vetëm firma LINEAR” SH.P.K, në pronësi të Kristaq Shuperkës, ka dorëzuar ofertë. Madje një ofertë që vlerësuesit e prokurimit nuk duhej ta merrnin në konsideratë, sepse është sa 100 e fondit limit, 647 milionë lekë.

Por, si gjithmonë Fico e ka anashkaluar këtë rregull dhe në mungesë të konkurrencës, pa zhvilluar një garë sikur e kërkon ligji, ia ka falur tenderin Shuperkës. Për këto dy shkelje, tenderi ka marrë “Red Flag”, duke shtuar alarmin për vjedhjet që bëhen nën kurrizin e personave që luftojnë me jetën.

Të vjedhësh para nga këta pacientë për të kënaqur një oligark është krim. Por, ky krim merr përmasa edhe më të mëdha kur shohim se në vitin 2021 QSUT drejtuar nga Enkel Joti, mbylli një tender me objekt: “Mirëmbajtje e pajisjes Akselerator Elekta/ose ekuivalent”, të cilin ia dha me 100% të Fondit Limit kompanisë “Linear Shpk” të Kristaq Shuperkës me vlerë 647 Milionë Lekë.

Ky tender është klasifikuar me “Red Flag” për Mungesë Konkurrence pasi kompania e Shuperkës ka konkurruar me veten dhe është shpallur fituese nga spitali më i madh në vend.

Me sa duket këtë vlerën 600 milionë lekë e paska si çmim tavan Shuperka sepse pretendon gjithmonë më lart. Por ajo që vëmë re se askush nuk i kërkoi llogari që mori paratë dhe nuk mirëmbajti pajisjet, por tani kërkon të blihen të reja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.