E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të dhënat e deputetëve në treg të zi, hakerët nxjerrin në shitje dosjet e vjedhura në Kuvend
Lajme

Të dhënat e deputetëve në treg të zi, hakerët nxjerrin në shitje dosjet e vjedhura në Kuvend

Në Shqipëri nuk ka më asnjë lloj privatësie. Të dhënat e çdokujt prej nesh kanë dalë në shitje në tregun e zi online dhe kushdo që paguan mund të sigurojë identitetet, të dhënat e targave, të dhënat e celularit, llogaritë bankare, etj.

Por së fundmi në “dark web” kanë përfunduar edhe të dhënat e deputetëve dhe gjithçka tjetër që hakerët kanë siguruar nga hakërrimi që i bënë Kuvendit pak ditë më parë.

Më 25 dhjetor “Homeland Justice” njoftoi se kishte sulmuar sistemet e kompanisë “One”, të SHISH, Kuvendit dhe disa institucioneve të tjera shtetërore. Kompania “One” u fut në kaos dhe nuk vonoi kur u bë me dije se ishin marrë të dhënat e secilit abonent dhe kishin dalë në shitje.

Por rrejti i hakerëve në grupin e tyre në “Telegram” njoftojnë se kanë nxjerrë në shitje dhe të dhënat që kanë siguruar te Kuvendi. Bëhet fjalë për shumë file dhe materiale që mbajnë të dhënat e deputetëve dhe punonjësve të Kuvendit.

“Nuk është ofendim të quash bishë një bishë. Riemërojeni! Kuvendi është i shenjtë; “Shtëpia e hipokrizisë” është një alternativë më e mirë. Shtëpia e gënjeshtrës, shtëpia e korrupsionit, shtëpia e letrave, çdo gjë tjetër përveç asaj që ju e quani tani”, shkruajnë hakerët.

Që prej një vit më parë, vendi ynë u përball me sulme të vazhdueshme kibernetike, duke filluar nga sistemi TIMS dhe e-Albania. Hakerët nxorën në shitje thuajse çdo gjë. Madje thuhet se në shitje kanë dalë dhe të dhënat e sistemit TIMS, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.