E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të dielat pa makina’/ Vasili thirrje shqiptarëve: Të gjithë bashkë, ditën e parë që do guxojë ta bëjë këtë gjë…
Publik News

Të dielat pa makina’/ Vasili thirrje shqiptarëve: Të gjithë bashkë, ditën e parë që do guxojë ta bëjë këtë gjë…

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, pas nismës që njoftoi kryeministri Edi Rama për të dielat pa makina nga tetori i këtij viti deri në mars të 2021, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos binden.

Me anë të një video në rrjetet sociale, Vasili i drejtohet qytetarëve me thirrjen që të dielën e parë të tetorit të ndezin makinat e të dalin.

“Të dalë me makinë të dielën e parë të tetorit e të shohim cfarë do bëjë ky frikacak, si do tërhiqet turpshëm, në rast se do jetë në atë karrige deri në tetor”, thekson Vasili.

Fjala e plotë:

Ju kam parë të gjithëve të preokupuar për cmendurinë e radhës të kryeministrit që do bllokoka makinat për ditën e dielë nga tetori deri në mars.
Ju e patë se si kryeministri ynë që ka filluar flet me ojna e përkëdhelet e dridhet në videot që bën, u përpoq të tregonte se meqenëse u zbraps turpshëm në ndalimin e tij heretik, të mallkuar për të penguar faljen e Bajramit, u përpoq të marrë hak të shpikë këtë mbyllje 5 mujore për të gjithë të dielat.

Kam një lutje për të gjithë ju miqtë e mi, nuk ka nevojë t’i ktheni përgjigje këtij të çmenduri, mos lodhni veten as me argumentet, nuk kupton, ka vetëm një përgjigje, të gjithë bashkë që ditën e parë që do guxojë ta bëjë këtë gjë, të marrim makinat edhe ata që nuk e kishin në plan për ti marrë, e të dalim të gjithë së bashku në rrugë.

Ç’do bëjë ky i marrë? Do arrestojë dhjetra e mijëra qytetarë në një ditë? Asgjë sdo bëjë, do fusë bishtin në shalë e do ikë.

Të dalë me makinë të dielën e parë të tetorit e të shohim cfarë do bëjë ky frikacak, si do tërhiqet turpshëm, në rast se do jetë në atë karrige deri në tetor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.