E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përveç Ramës, të gjithë në SPAK, nga Berisha  deri tek ministrat dhe bashkiakët  si Veliaj me shokë
Lajme

Përveç Ramës, të gjithë në SPAK, nga Berisha deri tek ministrat dhe bashkiakët si Veliaj me shokë

Prokuroria e Posaçme duket se është kthyer në makth për shumë zyrtarë. Disa janë në qeli dhe nën hetim, ndërsa shumë të tjerë i kemi parë që të ngjisin shkallët e këtij organi.

Sot u pa në SPAK, ish-ministri Saimir Tahiri, ndaj të cilit është hapur një hetim pasuror. Por më herët kemi parë shumë ministra, deputetë dhe kryebashkiakë që kanë qëndruar për orë të tëra në SPAK.

Këtu mund të përmendim Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që u pyet për inceneratorin e kryeqytetit. Për të njëjtën gjë janë pyetur edhe ministrja Belinda Balluku, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi dhe kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako. Lidhur me iniciatorët është pyetur dhe ministri Niko Peleshi, pasi rezulton se ka njohje me Klodian Zoton.

Nuk mund të harrojmë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Meta është marrë dy herë në pyetje kohët e fundit. Një herë për aferën CEZ-DIA dhe së fundmi për pasurinë. Për aferat me pasurinë u pyet edhe Monika Kryemadhi, qëndrimet e së cilës dyshohet se sollën dhe divorcin mes tyre.

Emër tjetër që është marrë në pyetje është Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha. Ai është pyetur për tragjedinë e Gërdecit. Prokuroria po heton për trafik fishekësh dhe pastrim parash dhe ai është ndër të dyshuarit kryesorë.

Nuk mund të lëmë pa përmendur ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ai është marrë disa herë në pyetje për koncesionet në shëndetësi, por deri më tani ja ka hedhur paq.

Po ashtu është marr në pyetje Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino. Ajo dyshohet e përfshirë në tenderin e dezinfektimit.

Emër tjetër padyshim është Olta Xhaçka. Ish-ministrja e Jashtme është pyetur disa herë për aferën me portin e Sarandës. Ai u privatizua kur Xhaçka ishte ministre e Mbrojtjes. Në pyetje u mor edhe Ogerta Manastirliu, për aferën me Sterilizimin.

Gjithashtu janë pyetur një numër i madh kryebashkiakësh. “Pamfleti” ka nxjerrë një listë me afro 25 emra, të cilët kanë ngjitur shkallët e SPAK dhe kanë dhënë sqarime për afera nga më të ndryshmet.

Funksionarët që kanë ngjitur shkallët e SPAK

1. Ilir Meta, ish-president, i marrë në pyetje për aferën e CEZ dhe pasurinë

2. Monika Kryemadhi, e pyetur për aferat me pasurinë.

3. Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, u pyet për Inceneratorin e Tiranës

4. Belinda Balluku, ministre e Transportit, u pyet për Inceneratorin e Tiranës

5. Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, pyetur për pasurinë

6. Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha, është marrë në pyetje për Gërdecin

7. Emiriana Sako, kryebashkiake e Durrës, pyetur për inceneratorët

8. Silva Bino, Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, është marrë në pyetje për tenderin e dezinfektimit nga ISHP

9. Ilir Beqja, ish-ministër i Shëndetësisë, i marrë në pyetje për koncesionet në shëndetësi

10. Olta Xhaçka, ish- ministre e Jashtme, është marrë në pyetje për portin e Sarandës

11. Xhelal Mziu, deputet, u mor në pyetje pas dyshimeve se kur ishte kryetar bashkie lejoi ndërtimin e një thertoreje në shkelje të ligjit.

12.  Endrit Braimllari, ish-deputet, pyetur për aferën e lobimeve të Metës

13.  Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri, marrë në pyetje për inceneratorët

14.  Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes, pyetur për njohje me bosët e inceneratorëve

15.  Rexhë Byberi, kryebashkiak i Tropojës, pyetur për aferat me tenderët

16.   Artur Bushi, kryebashkiaku i Krujës, nuk dihet arsyeja e marrjes në pyetje.

17.   Edison Memolla, kryebahskiak i Rrpgpzhinës, nën hetim për pastrim parash

18.   Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë, pyetur për aferën e sterilizimit

19.   Ogerta Manstirliu, ministre e Arsimit, pyetur për aferën me sterilizimin

20.   Ralf Gjoni, ish-deputet i LSI, pyetur për aferat e Metës

21.   Nasip Naço, deputet, pyetur për aferat e Ilir Metës

22.   Majlinda Bufi, kryebashkiake e Roskovecit, hetime për abuzime me detyrën

23.   Ledina Alolli, ish-deputete e PD, nuk dihen arsyet

24.   Bardhyl Kollçaku, deputet i PS, për aferat me pronat e ushtrisë

25.   Agron Çela, deputet i PS, nuk dihen arsyet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.