Të ikë edhe Molla nga UKT, bashkë me Kazhanin dhe Sulon
Dorëheqja e Mira Kazhanit nga posti i këshilltares ekonomike në UKT vërtetoi se emërimi i saj ishte i pamerituar dhe abuziv për të vjedhë një rrogë. Edhe Bieta Sulo duhet të largohet nga UKT!
Gjesti i Kazhanit nuk mjafton fare.
Duhet të shkarkohet edhe personi që e emëroi Mirën, dhe bashkëshorten e Alban Dudushit, sepse ka abuzuar me taksat tona.
Ne, si taksapagues gëzojmë të drejtën të shtrojmë pyetjet e mëposhtme;
– Ç’punë bënin saktësisht gazetarja Kazhani dhe bashkeshortja e Dudishit Bieta në UKT?!
– Një rrogë përfshin kryerjen e një detyre pranë një institucioni shtetëror.Ç’detyrë të dobishme kryente Kazhani dhe Sulo në UKT?
–Çfarë këshillonte pranë UKT , Mira dhe Bieta kur nuk kanë formimin e duhur për këtë pozicion?
Po dëgjon Redi, po ti shoku Erion?!/ Publik.live
https://www.instagram.com/p/B_sw2n3FyLU/?igshid=pwecpxc8pxfk
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




