E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Të jetosh është e jashtëzakonshme”
Publik News

“Të jetosh është e jashtëzakonshme”

Fjala “anormale” më tingëllonte si fyerje, ishte si një shigjetë që më ngulej mua ose të tjerëve. Mesa duket ekzistonte një ujdi e pashkruar që e përcakton të ndryshmen si të pahonepsshme.

Shndërrimi i dallimeve të dikujt, e bënte atë të ndihej më i integruar, megjithatë frika e ndjenjës së mospërkatësisë, në fakt kjo na bashkon, ndjesia e të qenit të huaj. Siç shkruante Carmen Martin Gaite: “Gjithçka është shumë e çuditshme, po t’i kushtosh pak vëmendje.

Fakti që jemi të ulur këtu ku jemi, që flasim dhe nuk n’a dëgjon njeri, fakti që i rendisim fjalët. Më e çuditshmja nga e gjitha kjo është se na duket normale e gjitha kjo panoramë”. Në latinisht, fjala “rarus” do të thotë “i rrallë”. Ishte njësoj si të thoshe “e jashtëzakonshme”.

Aksioma antike “omnia praeclara” na rikujton që e mrekullueshmja është e pazakonshme. “Rara avis”si shprehje i ka rezistuar kohës jo për të përshkruar zogjtë por për të përshkruar cilësitë e jashtëzakonshme, siç konsiderohej e jashtëzakonshme mjellma e zezë. Paraardhësit tanë besonin që mjellmat mund të ishin vetëm të bardha, por kjo mendësi ndryshoi duke qenë se në Hollandë, në vitin 1967 u zbuluan mjellmat e para me pendë pisk të zezë.

Historianët sot i referohen me mjellma të zeza, dukurive që konsideroheshin të pamundura për kohën, si pasojë e mungesës së perspektivës. Disa nga shpikjet që e kanë përmirësuar botën kanë lindur në këtë mënyrë “ekstravagante” e janë shëndrruar në të domosdoshme. Kemi nevojë për të rrallën: pa anormalen, jeta normale nuk do të ekzistonte.

*Irene Vallejo Shkrimtare Spanjolle, në vitin 2020 fitoi çmimin Premio Nacional de Ensayo për librin e saj “El infinito de un junco”, e pesta grua që ka fituar këtë çmim. Femra e parë filozofe që fitoi çmimin Celia Amorós në 2006. albana 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.