Të lumtë Xhisela!
U nisa tre herë per të shkuar tek prostesta per Xhiselen sot. Kisha një parandjenje të forte se ajo do të na bente ndonjë proçkë dhe mund të na nxirrte bllof (nga presioni) ndaj me thyheshin gjunjet sapo behesha gati të shkoj në drejtim të kryeministrise. Me mimikat e një personi të terrorizuar ajo ka thenë se gjithçka ishte një film me histori xhelozie dhe se ka henger vetem një shpulle të vetme. Njelloj siç hane të gjitha femrat në kete vend. Xhisela mirë e bere që e ktheve pllaken. Ata mund të të vrasin sikurse të perdhunuan dhe askush nuk do të mbajë pergjegjesi per ty. Mirë e bere Xhisela që e drodhe. Frika jote dhe terrori që kanë mbjelle në çdo milimeter katror të fytyres tende të zbehtë prej jetimeje pa perkrahje, ulerin me fuqine e dhimbjes dhe të dorezimit. Tek çdo gelltitje e peshtymes tende të tharë fshihet një skenar vdekje e mistershme të cilin ti je perpjekur ta evitosh e gatshme të dorezohesh në burg për dëshmi të rreme pasi te shkaterruan jeten. Të kanë dhene para?! Të befshin mire, por unë dyshoj se të japin para keto lloj zombiesh. Ti luftove per jeten tende me mish dhe me thonj sepse disa perpiqen të kapin ndonjë pikë politike me mishin tend ku eshte fikur cigarja e Xhepit ndersa të tjerë kapin ndonje pike ne twitter e fejsbuk. Po të të vrisnin ty ne do të benim statuse per ty dhe do të kapnim nga pesqind apo njemije lajke ndersa partitë e hajduteve do të forconin imazhin e renë duke berë opozite me gjakun tend. Ti do të vdisje në rrethana misterioze dhe ne të gjithë do të fitonim diçka, perveç teje dhe mishit tend të djegur prej cigares që do të vazhdonte rrugetimin drejt perjetesise nen shoqerine e krimbave. Në qofsh vazje e keqe, prape mirë Xhisela. Ti na kujtove të gjitheve edhe njeherë se sa e komplikuar eshte forma e mjerimit që e ka kapluar kete vend. Ti na kujtove edhe njehere se sa pranë fundit jemi si Komb. E megjithatë, unë do të vazhdoj, me aq njerez sa kanë mbetur, edhe në mos pastë mbetur asnjë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



