E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TË MBËSHTESIM LULZIM BASHËN ?
Publik News

TË MBËSHTESIM LULZIM BASHËN ?

 

Ilir Allkja

Në disa media, në disa rrjete sociale dallojnë idhtarë të Lulzim Bashës që rreshtohen, përpiqen, përbetohen në përkrahje të tij, si e vetmja rrugë që PD të bashkohet e të nxjerrë vendin nga gremina.

Pyes e pyes veten se përse duhet mbështetur Lulzim Basha, e përgjigje nuk gjej dot …

– duhet mbështetur Lulzimi sepse e nxori PD në çadër për 3 muaj, e më pas bëri marrëveshje nën mëngë me Ramën, duke arritur rezultatin më të ulët historik në 2017 për PD?
– duhet mbështetur Lulzimi sepse e nxori PD nga parlamenti, pa marrë asnjë miratim nga partnerët ndërkombëtarë duke i dhënë liri të plotë Ramës të shkatërrojë kushtetutën, e të prodhojë ligje për të çimentuar rregjimin?
– duhet mbështetur Lulzimi sepse shuajti ngadalë zëmërimin popullor kundër rregjimit të Ramës, në revoltën popullore të pranverës 2019, duke i rrotulluar protestuesit në një peligrinazh idiot rreth kryeministrisë?
– duhet mbështetur Lulzimi sepse nuk hyri në zgjedhjet lokale 2019, përkundër këshillave të ndërkombëtarëve?
– duhet mbështetur Lulzimi sepse i dhuroi në tavolinë gjithë pushtetet Ramës?
– duhet mbështetur Lulzimi sepse ai dhe vetëm ai, kristalizoi bindjen se Edi Rama nuk rrëzohet?
– duhet mbështetur Lulzimi sepse hartoi një listë humbëse kandidatësh përgjithësisht klienteliste, me njerëz pa asnjë profil publik, e pa kontribute në PD?
– duhet mbështetur Lulzimi sepse nuk ndërmori asnjë aksion konkret për mbrojtjen e votës, përkundrazi as reagoi në kohë për blerjen masive të zgjedhjeve, për vjedhjen e të dhënave etj?
– duhet mbështetur Lulzimi sepse ka humbur 2 herë zgjedhjet lokale e 2 herë zgjedhjet e parlmentare?
– duhet mbështetur Lulzimi sepse i fillon luftërat pasi mbaron betejat?

Ju që doni të mbani në krye të PD, Lulzim Bashën, a nuk keni një fije dhimbje që populli opozitar është ose rrugëve të Shqipërisë i papunë ose rrugëve të botës në ekzil?

Vendi jonë, Shqipëria duhej të ishte vendi i të gjithë shqiptarëve, e jo çerdhja e banditëve të rrilindjes dhe e sahanlëpirësve të tyre!

Ju që vazhdoni të ngulni këmbë se një humbës, një kolaboracionist (me/pa dashje ska rëndsi) me rregjimin më të zi që ka njohur Shqipëria, është zgjidhja më e mirë për PD, a e kuptoni se sa pushtet po vazhdoni ti falni Edi Ramës?

Unë nuk pretendoj që të jeni të gjithë dakort me mua (kjo është mendësi komuniste, e unë e urrej komunizmin), por do të më vinte mirë, që të shkruajnë ata që kanë bërë të paktën gjysmën e betejës time në mbrojtje të lirisë, të vërtetës e demokracisë e kundër rregjimit, ata që e kanë provuar dhunën e diktaturës që në fëmini e deri tani.

Le të flasin ata që janë persekutuar, janë përndjekur e janë diskriminuar, si unë e familja ime nga komunistët e nga rilindasit.

Ata që e duan këtë këllirë ku jemi katandisur të vazhdojnë ta duan, por në heshtje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.