Të rinjtë e së ardhmes së Barcelonës
Barcelona është njëra prej klubeve më të fuqishme në botë. Dëshmia për këtë gjë shtrihet ne numri i madh i titujve që i ka fituar klubi katalonas, dhe këtë sezon, klubi synon ta fitojë edhe një herë tripletën.
Por, përderisa qëllimi për Ernesto Valverden dhe skuadrën e tij është ta fitojë La Ligës, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, presidenti i klubit, Josep Maria, Bartomeu, është duke shikuar më larg në të ardhmen.
Për disa vjet, klubi ka qenë i mbushur me yjet e futbollit, të cilët kanë bërë gjithçka për ta dhënë më të mirën e tyre për Barcelonën. Nganjëherë, është e vështirë për të rinjtë që ta zënë një vend në formacion të parë. Mirëpo, disa lojtarë, si: Arthur, Nelson Semedo dhe Ousmane Dembele, e kanë fituar besimin e trajnerit.
Politikat e transferimit, që caktohen nga drejtuesit, janë që klubi katalonas të përqendrohet te e ardhmja dhe jo te e tashmja. Ekipi i skautëve e hulumtojnë tregun për të gjetur lojtarë të rinj që mund t’i zëvendësojnë më vonë veteranët.
Bartomeut i kanë mbetur vetëm edhe dy vjet si president i Barcelonës dhe deri kur t’i vjen fundi në këtë pozitë, ai dëshiron ta ketë kompletuar një ndryshim të plotë në zhveshtoren e Camp Nou. Disa lojtarë të rinj do ta marrin rolin e veteranëve të dashur, edhe pse ka të tjerë që nuk mund të zëvendësohen.
Lionel Messi, i pazëvendësueshëm
Në Barcelonë është një lojtar për të cilin skautët e klubit nuk mund ta gjejnë një zëvendësues. Nuk ka asnjë Lionel Messi tjetër në botë dhe klubi dëshiron t’ia rinovojë kontratën argjentinasit.
Gerard Pique dhe Matthijs De Ligt
Qendërmbrojtësi katalonas ka luajtur për 2,880 minuta këtë vit për klubin e tij dhe ai punon shumë në çdo ndeshje përkundër moshës së tij. Talenti i ri i Ajaxit e ka potencialin që të bëhet njëri ndër qendërmbrojtësit më të mirë të gjeneratës tjetër dhe pasi që është vetëm 19-vjeçar ai mund të jetë zëvendësuesi i përsosur për 32-vjeçarin Pique.
Thomas Vermaelen dhe Jean-Clair Todibo
Belgu është 33-vjeçar dhe karriera e tij në Barcelona mund të definohet nga lëndimet. Për këtë arsye, largimi i tij pritet të ndodhë së shpejti. Ndërsa, Todibo është vetëm 19-vjeçar dhe ai do të arrijë së shpejti në Camp Nou, pasi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.
Jordi Alba dhe Ferland Mendy
Për momentin, në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë nuk ka asnjë zëvendësues dhe në moshën 29-vjeçare, Alba mund t’i japë fund karrierës së tij së shpejti. Për më tepër, kontrata e tij vlen vetëm deri në vitin 2020. Futbollisti i Lyonit, Mendy, kërkohet nga shumë klube të mëdha, përfshirë këtu edhe PSG-në dhe për shkak se është ende 24-vjeçar, e ardhmja e tij duket e ndritur.
Sergi Roberto për Emersonin ose Moussa Wague
Skuadra katalonase e ka Nelson Semedo si zëvendësues të Robertos, mirëpo ata duan ta kenë edhe një opsion tjetër. Emersoni konsiderohet si përforcim i mirë, ngjashëm si Wague.
Ivan Rakitici dhe Sergio Busquetsi për Frenkie De Jongun dhe Adrien Rabiotin
Që të dy lojtarët e Barcelonës janë mbi 30-vjeçarë dhe e ardhmja e kroatit Rakitic është e pasigurt. Nëse ata nuk zëvendësohen në mënyrë të duhur, rrezikohet pjesa më e rëndësishme e ekipit. Bartomeu tashmë e ka siguruar De Jongun, ndërsa Rabioti është ende duke u mbikëqyrur.
Luis Suarez dhe Luka Jovic
Uruguaiani është 31-vjeçar dje natyrisht, klubi është në kërkim të një zëvendësuesi për të. Sulmuesi serb, 21-vjeçar, i Frankfurtit, Jovic, konsiderohet si opsioni më i mirë për klubin katalonas.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



