E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 35-vjeçari
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka mbërritur me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për Akil Tahiri, banues në Fushë Kuqe, i cili po merr trajtim mjekësor nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Deri më tani nuk dihet nëse 35-vjeçari është vetëplagosur apo është qëlluar nga persona të tjerë.

Autoritetet policore janë vënë në lëvizje menjëherë pas njoftimit dhe po punojnë për të hedhur dritë mbi ngjarjen, si dhe për të përcaktuar dinamikën e plotë të saj.

Hetimet janë në vijim, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje mbi këtë rast.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.