Të shtëna me armë zjarri te ‘Ali Demi’, arrestohet një person
Një person është arrestuar pak minuta më parë nga Policia e Tiranës në zonën e Ali Demit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari është kapur në flagrancë nga efektivët e policisë, të cilët ndërhynë menjëherë pas incidentit.
Gjatë kontrollit, atij iu gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit, të cilën e posedonte pa leje.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



