Të shtënat me armë drejt makinës së Nardi Abazi në Tiranë, mjeti u gjet i braktisur nga pronari
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmshëm ndaj 24-vjeçarit Nardi Abazi te Rruga ‘5 Maji’ në Tiranë.
Bëhet me dije se Policia nuk ka pasur asnjë telefinatë për të shtëna me armë dhe se makinën që ishte e qëlluar nga plumbat e kishin gjetur rastësisht. Mjeti është gjetur i braktisur dhe pas verifikimeve të targës është konstatuar pronari, 24 vjeçari Nardi Abazi.
Ai para policisë është shprehur se ishte në ecje kur është qëlluar me armë. Policia po vijon hetimin për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


