E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të  vertetat e thjeshta të  protstës
OP-ED

Të vertetat e thjeshta të protstës

1-Virgjeria politike e protestes së  studenteve i sherben vetem qeverisë dhe status-quos. Nuk eshte e rastesishme që thirrjet e para per depolitizimin e protestes erdhen nga llogoret afer qeverisë.

2-Ka vetem një menyrë që protesta e studenteve ti sherbejë Shqiperisë. Ajo duhet të shnderrohet në një levizje me interes të pergjithshem publik kunder sistemit të padrejtë dhe zhvates që elita e korruptuar politiko-financiare ka ngritur dhe mban në kembë prej vitesh në Shqiperi.

3- Që kjo te ndodhe protesta duhet të marr natyrë politike. Sistemet ndryshohen vetem politikisht. Nuk ka menyrë tjeter.

4- Nese protesta do fokusohet vetem tek kerkesat ekonomike që janë berë publike deri më tani ateherë ajo nuk eshte asgjë tjeter vecse tentative e një grupi interesi per të marrë favore në kurriz të grupeve të tjera. Eshte njesoj sikur neser të ngrihen fermeret të kerkojnë naftë pa lekë, rrogtaret të kerkojnë rritjen e rrogave apo biznesi të kerkojë heqjen e taksave. Keto janë protesta që kenaqin interesa të grupeve të caktuara por nuk kanë asnjë interes publik. Perkundrazi ngarkojnë fature publike dhe shtremberojnë drejtesinë sociale.

5-Plotesimi i kerkesave ekonomike që vijne nga grupe të caktuara eshte gjeja që qeverite mund të bejnë me lehte. Qeveria nuk e ka per gjë të fusë doren në xhepin e dikujt per tja dhene dikujt tjeter. Ne fakt kjo eshte ajo që qeveritë bejnë gjithë kohen.

6-Studentet kane ne dore te hyjne ne histori duke kerkuar ndryshim ose te mbeten aty ku janë qoftë edhe me ca privilegje shtesë, që do i marrin ne kurriz te te tjereve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.