E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Teatri absurd i Tiranës prej betoni
Lajme

Teatri absurd i Tiranës prej betoni

Rebeka Di Elon

Do ta kem pare te pakten nja pesedhjete here kete filmim/ ngjarje/ post….quheni si te doni po per mua eshte nje spektakel i padenje qe te keput shpirtin; nje ngjarje /denoncim/ trishtim/ indinjim/ hidherim qe nuk i ka hije nje vendi kaq bujar e mikprites e zemergjere si atdheu im dhe nje qyteti tej e mbane dyer e krahe hapur si Tirana.

Me ngjethet mishi tek degjoj britmat e thella te kesaj nëne: ” jam ende duke larë hipoteken – thote tek ” e ftojne ” me “edukate te madhe” dhe shuuume delikatese duke e ngritur pothuajse peshë tre – kater policë qe nuk ia leshojne krahet.
Nje teater/ tragjedi qe ka per skene nje shtepi te pambaruar ende se ndertuari diku ne Tiranen e mire tonen dhe per aktore protagoniste nje nënë, qe mund te ishte e imja, e juaja, e kujtdo qe po sheh kete turp.
– Faqezi! Kriminela! Hajdute! Kriminelaaa!!!! – therret nena me nje ze qe si thike e mprehte mire te therr, te çan zemren qe perpelitet ne kraharor e tronditur nga keto pamje.
– Faqezi! Hiqe masken te te shoh fytyren! – i thote nena njerit prej ( sa jane!?? 20? 30? 40 policē??) policeve qe i rri perballe pa bere ze!! ( se ne fund te fundit edhe policia ç’eshte?? Nje mashë me te cilen qeveria trazon zjarrin se ka frike se mos i digjen duart! ) Vetem se ajo mashe eshte e perbere prej mishi e prej shpirti: njerez jane edhe policet! Shumica hallexhij te cilet jane te detyruar per punen qe bejne, te heqin per te tjeret dhe me duart e tyre, geshtenjat nga zjarri per nje kafshore buke ( per ata te ndershmit e kam fjalen!! Se pyll pa derra s’ka ne asnje vend te botes!).
– Me ju ardh turp!! – bertet nena me tere fuqine qe i del nga shpirti qe i dhemb! Mbledh akoma forcat qe here – here duket sikur po e braktisin nenen e gjore dhe iu drejtohet po atyre djemve te veshur me uniformen e policise, me ate uniforme qe ne teori duhet te mbroje jo vetem ate nene, por edhe shume te tjera te cilat gjenden ne te njejten situate.
– A keni femije juve, mor?!! Fashista!! Kriminela!! – therret prape nena e shkrete duke iu drejtuar kesaj radhe nje police femer. Mbase shpreson e varfera nene ta preke me fjalen ” femije” …! Mbase edhe ia ka arritur qellimit, por policja nuk mund te beje ndryshe: dikush nga lart i ka dhene urdhera te qarta dhe detyra e saj ( fatkeqesisht ne kete rast!) eshte t’ i zbatoje!
– A jeni shqiptare, mor?! A jeni rusë? A jeni turq? Ç’fare jeni ju?? Kriminelaaa!!! Fashiste!!! – ……. Nena beri PYETJEN!! ” A jeni shqiptare?!” Paçka se ajo pyetje iu duhej bere udheheqesve ose ” urdherdhenesve”. Por ata moj nene nuk i ndotin duart, se puna e veshtire dhe ” e piset” nuk eshte per ta. ” A jeni shqiptare??!!!!!!” – thelle i godite moj nene, shume thelle ne qofte se ndihen ndopak patriote! Ndihen??!!!
Nena pyet, por pergjigje nuk merr.
Mali hesht, e ne heshtje qesh!
Nena vuan, e ne vuejtje vdes!
…Nderkohe nena me force, e ” shoqeruar” nga policia e shtetit ( sa thame se ishin??? 20? 30? 40? Sikur po arrestonin Totò Riina- n!!! Kaq e rrezikshme qenkesh kjo grua, pak a shume, afer pleqerise?! Nga se kishit frike?? Se mos iu hidhte pertoke me ndonje goditje/ levizje prej karate?!!) ka mberritur ne fund te shkalleve te shtepise se saj, te asaj shtepie te ciles ( mbase) nuk do t’ia shohe me muret e ndertuara ( pa leje mbase por me shume sakrifica) pak nga pak: nje tulle sot, nje tulle neser. Kembet / rrenjet, i preken token / shpirtin nga ku mori forcen/ shpresen e fundit qe i kish mbetur, i perzjeu me ankthin dhe lotet, te gjitha bashke ne qenien e saj te lodhur/ te cfilitur tashme por te padorezuar/ te patrembur per t’u perplasur ne fytyre nje te vertete te madhe; te verteten e saj prej nëne te vuajtur:
– E kam bo me gjak!! E kam bo me djersë!!!! – keto jane fjalet e fundit qe bubulliu nena prej thellesise se perveluar te shpirtit te saj!
Çdo fjale, nje dhimbje; çdo fjale, lot pa fund; çdo fjale, nje denoncim!!! Peshojne shume fjalet e kesaj nene!! Edhe pse jo aty ku duhet te peshojne!

Une nuk di se cila pale ka te drejte ne kete rast! Me hamendje them se kjo nene ( te me falesh nese gaboj!!) mbase, ka ndertuar shtepine pa autorizimin e dikujt, ose jo ne vendin e duhur, por gjithsesi nuk terhiqet zvarre nga nje bataljon nje grua plake me gjithe familje, jashte nga shtepia e saj. Ku do flene keta njerez?? Ne mes te rrugeve te Tiranes?
E verteta eshte se kryeqyteti yne ka ndryshuar! Nuk eshte me ai kryeqytet qe lashe ketu e tridhjete vjet me pare. Heren e fundit qe erdha ( para 5 vjetesh) nuk gjeja dot rruget ne te cilat kam ecur per pothuajse dhjete vjet me radhe. Qe nga Fakulteti i gjuheve te huaja e deri tek ura e Lanes, rruga dukej si fusha e sportit ku behet vrapi me pengesa: ne mes te trotuareve ngrihej nje goxha pallat, apo nje lokal, apo nje shtepi…ashtu kot me kot..si kerpudhat qe mbijne menjehere pas shiut e ku t’u doje qejfi.
Tani mua nje pyetje me vjen si rrjedhoje, keshtu pa u lodhur fare: gjithe kjo polici qe pashe ne kete video, e gjithe kjo qeveri kaq e perkushtuar e bukurise ambientale, arkitektonike etj. te Tiranes, ku ishte kur keta ” abuzive ” te vegjel ( se te medhenjte s’ua mban t’i trazoni!!) ndertonin shtepite e tyre me ato pak kursime te mbledhura me punera te renda e mergimtare?!! Se qe te ndertosh nje shtepi, te duhet te hapesh themele, e te hapesh themelet nuk eshte gje e pakte!! Ai eskavatori diku ka kaluar, apo do kete qene i tejdukshem? Seee…kur i lyhen rrotat qerres mire e mire, behet edhe e tejdukshme!!
Perse u dashkan mbyllur syte ( se ne kete “mesele” dikush i ka mbyllur syte, dhe jo nje, po qe te dyja!) per t’i hapur pastaj ne fund, kur shtepia eshte mbaruar se ndertuari??! Te parandalosh nuk eshte me mire se te kurosh?!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.