Teatri, akti i fundit korruptiv i qeverisë
–Qytetarët duhet t’u tregojnë muskujt çdokujt që prish historinë
Shembja e Teatrit Kombëtar, më shumë sesa inat i artistit të dështuar me artin, është ndoshta akti i fundit korruptiv i kësaj qeverie, për aq kohë sa i ka mbetur të qëndrojë në këmbë si rrënojë e qeverisë komuniste të viteve 80. Fakti që qeveria po nxiton ta përshpejtojë projektin për prishjen e Teatrit e ndërtimin mbi rrënojat e tij të një kompleksi shumëkatësh, tregon realisht se kreu i qeverisë nuk mund të ikë nga zyra pa i shlyer këtë detyrim ndërtuesve. Është bërë zakon në qeveritë tona që në ditët e tyre të fundit, marrin vendime skandaloze. Rama e ka kthyer projektin e Teatrit në një nismë personale tashmë dhe kjo është një shenj? e qartë se ai po përgatitet të ikë.
Thënë këtë, mbrojtja e Teatrit, ose e një pjese të historisë, po konsiderohet me të drejtë një test i fortë popullor për zbrapsjen e qeverisë nga veprimet e saj anti popullore. Fitorja e k?saj kauze nga artistët dhe qytetarët, do te ishte një paralajmërim i fortë jo vetëm për këtë qeveri, por këdo që duke shfrytëzuar pushtet, do të kërkonte të abuzonte me pronën publike dhe interesat e qytetarëve.
Por a mjafton vetëm zëri dhe protesta e qytetarëve dhe disa artistëve? Sigurisht që jo. Pavarësisht bindjeve politike në mbrojtje të Teatrit i takon të jetë çdo qytetari dhe artisti.
Qeveria ia ka arritur të përçajë jo vetëm qytetarët për këtë çështje, por edhe vetë artistët. Shumëkush pyet se çfarë u bë me Robert Ndrenikën dhe të tjerë aktorë që patën premtuar se do ta mbronin Teatrin me trupin e tyre…Shumë pyesin, po pse nuk flet psh Ismail Kadare? Në fakt ai ka folur dhe ka thënë se Teatri duhet shembur se ka qenë bordello e italianëve…
Mbetet tani të shprehet Armando Sadiku, këngëtari Noisy apo të tjera “figura” që të flasin për rendesinë e shembjes së Teatrit.
Deri atëherë, është mire që qytetarët të marrin vetë në dorë fatin e Teatrit. Me këtë rast, populli u tregon muskujt çdo qeverie të babëzitur
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



