Tedi Malaveci rezulton i dënuar me burg nga Gjykata e Utrehtit. Ja vendimi i Gjykatës

Vjen dokumenti nga Hollanda

Tashmë është dhe zyrtarisht e konfirmuar që Tedi Malaveci drejtuesi aktual i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë është një përson i dënuar për trafik droge me një vit burg nga gjykata e Utrehtit.

Ky është vendimi  nga gjyakata e Utrehtit vendimin që vërteton se Teodor Malaveci ka kryer dënimin me një vit burg në Hollandë.

Vendimi i Gjykatës së Utrehtit origjinal

Pas një kërkese ndaj  gjykatës së Utrehtit për të na treguar nëse Tedi Malaveci ka qënë i dënuar nga kjo gjykatë, na është vënë në dispozicion një kopje e vendimit që tregon me detaje se Tedi Malaveci është një person i dënuar për trafik droge.

Vendimi në shqip i përkthyer dhe noterizuar

Në vendimin e gjykatës që shihni në foto më poshtë thuhet se në vitin 1997 Tedi Malaveci rezulton si një person që është dënuar me 1 vit heqje lirie me vendim të formës së prerë nga Gjykata Qëndrore e Utrehtit në Hollandë dhe ka vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme nga data 21 Maj 1997 deri në 26 gusht 1997, për veprën penale të trafikimit të substancave narkotike me emrin, Teodor Malaveci.

Vendimi në shqip i përkthyer dhe noterizuar

Pasi ka vuajtur dënimin dhe është riatëdhetësuar në Shqipëri, Teodor Malaveci, në datën 25 korrik 2003 kryetari i dhomës kombëtare të përmbaruesve, ka ndërruar emrin e tij pranë Zyrës së Gjëndjes Civile Njësia 9, duke bërë ndryshimin nga “Teodor Malaveci” në “Tedi Malaveci”.

Ndërkohë në vitin 2003, Malaveci ka ushtruar detyrën e oficerit të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës dhe ka deklaruar se nuk ka qenë i dënuar më parë.

Si pasojë e fshehjes së dënimit ai është pranuar në rradhët e OPGJ-ve të Tiranës, duke shkelur haptazi ligjin e kohës.
Në këto kushte ka kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Përfitimi i paligjshëm i interesave” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Në vitin 2004, Tedi Malaveci ka filluar të ushtroj detyrën e përmbaruesit gjyqësor shtetëror për tu emëruar më vonë si drejtor i përgjithshëm i përmbarimit,duke shkelur ligjin e vitit 2001 që ndalonte ushtrimin e kësaj detyre nëse ekzistonte një vendim penal i formës së prerë.

Por kjo nuk e pengoi Malavecin të gënjente sërish për të përvetësuar postet dhe për të vjel frytet e ushtrimit të funskionarit të lartë shtetëror në kuptim të ligjit.

Gjithashtu përmbaruesi Gjyqësor Privat, Tedi Malaveci, është çertifikuar si Përmbarues Gjyqësor Privat me liçensën Nr.23, në vitin 2010 në kundërshtim me ligjin dhe ai është në kushtet e mosliçensimit pasi ky përmbarues ka qënë i dënuar me 1 vit heqje lirie me vendim të formës së prerë dhe ka vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme nga data 21 maj 1997 deri në 26 gusht 1997 për veprën penale të trafikimit të substancave narkotike me emrin Teodor Malaveci.

Aktualisht pranë Prokurorisë Tiranë dhe SPAK janë regjistruar disa proçedime penale ndaj shtetasit Malaveci, të cilat po hetohen nga prokurorët A.Q., A.A, S.H.etj, për veprat penale:

  • Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” sipas nenit 135 të Kodit Penal
  • Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” sipas nenit 190 të Kodit Penal
  • Shpërdorimi i detyrës” të kryer më shumë se një herë, të kryer në bashkepunim me Alban Ruli (aktualisht në burg për përvetësimin e 1.2milion euro), sipas neni 248-25 të Kodit Penal;
  • “Hetimin pasuror” sipas legjislacionit antimafia;

si dhe është Sekuestruar dokumentacioni emërimeve dhe dosjet e personelit në Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës, pranë Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile si dhe administruar dënimi penal jashtë vendit (Hollandë), duke krijuar bindjen e mbështetur në prova për arrestimin e Tedi (Teodor) Spiro (Pirro) Malaveci./Timoni

Publikuar nga Publik Media