E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Telefonata rrëqethëse në Polici: Kemi uri, frigoriferi është bosh, ju lutem na ndihmoni
Publik News

Telefonata rrëqethëse në Polici: Kemi uri, frigoriferi është bosh, ju lutem na ndihmoni

Shtetet që po luftojnë me virusin e egër, kanë detyruar njerëzit të qëndrojë në shtëpi, në divan, të dalin sa më pak, në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19.

carabinieri_spesa

Por për një pjesë të caktuar të popullsisë, këto masa janë të kushtueshme shumë. Sidomos nëse ato çojnë në humbjen e punës me të cilën mbanin frymën. Një rast dramatik raportohet në provincën e Bolonjës, nga mediat italiane.

Një vajzë 12-vjeçare ka telefonuar karabinierët e Vergato dhe ka rrëfyer një situatë rrëqethëse në familjen e saj me këto fjalë:

“Ne jemi të uritur, babai im nuk po punon më dhe frigoriferi është bosh, ju lutem na ndihmoni”, shkruan Ansa.

12enne-chiama-carabinieri

Të prekur thellë nga kjo telefonatë, një grup policësh shkuan në shtëpinë e saj dhe panë se gjendja ishte me të vërtetë shumë e vështirë.

I vetmi që dërgonte para në shtëpi ishte babai i vajzës, por ai kishte humbur punën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

0f74cd2813e91c26f7b32bbec829551e

Policët i furnizuan me qumësht, makarona, vezë, miell, mish, biskota, fruta dhe perime

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.