E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Televizioni gjerman, denoncon skandalin e ndotjes në Vjosë
Lajme

Televizioni gjerman, denoncon skandalin e ndotjes në Vjosë

Televizioni publik gjerman, ARD, publikoi një kronikë denoncuese për skandalin mjedisor në lumin Vjosa.

“Skandal mjedisor në parkun kombëtar të lumit të egër në Shqipëri,” thuhet në kronikën e edicionit të lajmeve Tagesschau.

Sipas gazetarëve gjermanë, shpallja e Vjosës si një park kombëtar ishte një arritje pasi aty do të ndërtoheshin hidrocentrale të mëdha.

Por lumi në jug të vendit, habitat për shumë kafshë dhe shpendë të rrezikuar, është në rrezik sërish nga ndotja prej naftës dhe nënprodukteve të saj.

Gazetari gjerman thekson se ndotja e lumit nga nafta është bërë nga kompania shtetërore Albpetrol.

Ekspertët thonë se i ashtuquajturi pastrim nga kjo kompani pas ndotjes është i pamjaftueshëm.

“Pompat janë të vjetra, situata është katastrofike. Nafta rrjedh kudo,” thonë ekologjistët.

Ndërkohë ministrja Mirela Kumbaro ngre duart lart. “Ne kemi një strategji, por është një proces i gjatë dhe i shtrenjtë,” thotë ajo.

Por situata është dramatike.

Një problem është se në fund të lumit është aktivizuar një hidrocentral dhe një digë e vjetër, që shkon në kundërshti me premtimin se ky do jetë një park kombëtar i mbrojtur, thekson media gjermane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.