Temperatura 45 gradë nuk i ndalon myslimanët, nisin pelegrinazhin e Haxhit

Pelegrinazhi i Haxhit ka filluar teksa turmat e myslimanëve të veshur me të bardha rrethojnë Qabenë, strukturën kubike në epiqendrën e vendit më të shenjtë të Islamit.
Pelegrinazhi vjetor filloi të dielën në Mekë të Arabisë Saudite me tavaf, rrethimin e Qabes, në një ngjarje që pritet të thyejë rekordet e pjesëmarrjes.
Më shumë se 2.5 milionë myslimanë pritet të marrin pjesë, pasi kufizimet e pandemisë së koronavirusit në fuqi që nga viti 2020 janë zhdukur plotësisht. Edhe nga Shqipëria dhe Kosova shumë besimtarë kanë udhëtuar në Mekê. Njëri prejt tyre ështe Arbër Hajdari.
Arbër Hajdari ka vizituar Qabenë që ndryshe quhet Shtëpia e Zotit.
”Haxh 2023. Zoti ju bekoftë të gjithëve familjarisht”, ka shkruar ai në mbishkrim të fotos.

Atë vit, vetëm 10,000 njerëz u lejuan të merrnin pjesë, 59,000 në 2021, dhe vitin e kaluar rreth një milion njerëz.
Abdelazim, një egjiptian 65-vjeçar që kurseu për 20 vjet për të paguar koston prej 6000 dollarësh që i nevojiteshin për të marrë pjesë tha:
Unë po jetoj ditët më të bukura të jetës sime.
Të dielën në mbrëmje, pelegrinët do të nisin rrugën për në Mina, rreth 8 km nga Xhamia e Madhe, përpara se të mblidhen në malin Arafat, ku besohet se Profeti Muhamed ka dorëzuar predikimin përfundimtar.
Mina është përgatitur për pelegrinët, me furnizime ushqimore dhe forca sigurie të vendosura.
Haxhi i këtij viti është një sfidë pasi është duke u zhvilluar në temperatura gati 45 gradë Celsius. Autoritetet saudite thanë se më shumë se 32,000 punonjës shëndetësorë dhe mijëra ambulanca janë në gatishmëri për të trajtuar rastet e goditjes nga nxehtësia, dehidratimi dhe rraskapitja.
Rituali islam është i detyrueshëm për çdo të rritur mysliman të aftë që ka mundësi financiare për të marrë pjesë, duke formuar një nga pesë shtyllat e fesë. Përvoja sfiduese fizike dhe emocionale ka për qëllim t’i pastrojë besimtarët nga mëkati dhe t’i afrojë ata me Perëndinë.
Këtë vit, Haxhi mbahet nga data 26 qershor deri më 1 korrik, me festën e Kurban Bajramit më 28 qershor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



