E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tenderi i Veliajt u fry fiktivisht preventivi, anullohet nga APP
Publik News

Tenderi i Veliajt u fry fiktivisht preventivi, anullohet nga APP

Sipas dokumentit të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik, në preventiv janë shënuar volume punimesh më tepër dhe vepra arti jashtë projektit; ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj i njohur për tendera të tillë, është justifikuar se gjoja kostoja e shtuar fiktivisht, ka qenë “lapsus” në hartimin e dosjes së tenderit; ndërsa SPAK nuk e prek, duke krijuar përshtypjen sikur nuk është drejtësi, por Drejtori Pastrimi e Bashkisë

Një tjetër rast, që provon skemë për vjedhje fondesh publike, është zbuluar në tenderët që sajon kryebashkiaku Erion Veliaj, për shërbime e investime që nuk bëhen faktikisht, ose kanë kosto reale më të ulët se fondi limit që vendoset.

I tiillë ka qenë dhe tenderi me Nr. REF-01384-07-21-2021 shpallur më datë 21 korrik 2021, me objekt: “Sistemim-asfaltim i rrugës së fshatit Qinam në Zall Herr”; i cili, sipas njoftimit të Bashkisë Tiranë, duhej të ishte bërë në datën 6 gusht 2021.

Mirëpo, Agjencia e Prokurimit Publik, konstatoi se fondi limit dhe preventivi total për punimet, nuk përputheshin me të dhënat e projektit dhe specifikimet teknike.

Në këtë tender, u konstatua, se fondi limit i caktuar nga Lali Eri, ishte 56% më tepër se volumi i punimeve, që do zbatoheshin në projektin për sistemim asfaltimin e rrugës së fshatit Qinam në Zall-Herr.

Diferenca midis volumit të punimeve dhe preventivit të fondit limit 967 milionë lekë me TVSH, rezultoi se është 510 milionë lekë më tepër se kostoja reale për këtë rrugë; duke shtuar punime e vepra arti në rrugë që nuk do bëheshin.

Sipas dokumentit të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik, në preventiv janë shënuar volume punimesh më tepër dhe vepra arti jashtë projektit; ndësa kryebashkiaku Erion Veliaj i njohur për tendera të tillë, është justifikuar se gjoja kostoja e shtuar fiktivisht, ka qenë “lapsus” në hartimin e dosjes së tenderit.

Pse hesht SPAK para  këtij fakti? Kyebashkiaku ka qindra afera korruptive e deri biznese kullash me grupin “Ndragheta”, ai nuk po preket, duke krijuar përshtypjen se Lali Eri është SPAK-u, ndërsa SPAK-u është Drejtori Pastrimi e Bashkisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.