E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tension mes protestuesve dhe policëve tek Ministria e Brendshme
Lajme

Tension mes protestuesve dhe policëve tek Ministria e Brendshme

Ditën e sotme në orën 16:00 përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme janë mbledhur shumë të rinj në shenjë proteste për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Të rinjtë kërkojnë drejtësi dhe disa nga thirrjet kryesore janë “Lleshi jep dorëheqjen” “Poshtë komunizmi” “Edhe unë jam Klodiani”. Por përveç pankartave dhe thirrjeve të shumta ka pasur edhe momente tensioni ku protestuesit janë përballur me kordonin e policisë.

Në një moment të caktuar ata kanë mundur që të thyejnë gardhin metalik përpara godinës dhe kanë gjuajtur me hurma drejt godinës. Në këto momente kanë ndërhyrë edhe forcat policore dhe janë përplasur me protestuesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.