Tepsia e varfërisë shqiptare dhe diabolizmi i Ramës
Dritan Laci
Rama të varfërit e Shqipërisë i ka numra statistikash për Bankën Botërore
Statistikat e Bankës Botërore ku 180 mijë shqiptarë (1/10 e popullsisë) jetojnë me 5 dollarë në ditë ndërsa 20 mijë të tjerë jetojnë me më pak se 3 dollarë në ditë.
Diabolizmi i Ramës është i pashoq. Kush mendon që Rama hoqi 20 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike sepse këta nuk e meritojnë dhe këtij i dhimben paratë e buxhetit të shtetit që shkojnë për këta fakirë duhet të jetë naiv.
Rama I hoqi këto familje sepse nuk e duron dot faktin që në Shqipërinë e tij ekonomia të rritet sipas statistikave të tij dhe në krahun tjetër varfëria të shtohet nga dita ne ditë. Ky është diabolizmi i Ramës. Që tu thotë statistikisht të huajve se në Shqiperi nuk ka të varfëri.
Se Shqipëria lulëzon. Ta dini mirë, Rama nuk e ka hallin te 50 mijë lekëshi që do marrë një familje me ndihmë ekonomike por tek statistikat e Bankës Botërore ku 180 mijë shqiptarë (1/10 e popullsisë) jetojnë me 5 dollarë në ditë ndërsa 20 mijë të tjerë jetojnë me më pak se 3 dollarë në ditë.
Ky është Rama dhe qeverisja e tij që u mori tepsinë edhe të varfërve. Prandaj e donte tepsine vetëm ky njeri.
Por unë nuk kam ndonjë ndjeshmëri të madhe për këta njerëz të cilët nga një anë më vjen më keq nga nje anë them; mirë t’u bëhet sepse e shesin varfërinë e tyre për një pako makarona a një thes miell për katër vite. E vërteta është që sipas qeverisë Rama statistikisht sot jemi vendi më me pak të varfër në Evropë edhe se vetë Gjermania që aplikon asistencën e papunësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



