E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TËRMET NË SHTËPINË E TËRMETIT
Publik News

TËRMET NË SHTËPINË E TËRMETIT


Konsiderohet vatra ku studiohet e mësohet si të ndërtohet me cilësi dhe siguri por nuk u shpëtoi dot goditjeve fatale të fundnëntorit 2019. Shtesa e re e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit&Arkitekturës në kryeqytet e ndërtuar para 10 vitesh për të cilën u shpenzuan 1 milionë euro, ka pësuar dëme të konsiderueshme. Kjo godinë gjigande projektohej e ndërtohej në sy të studentëve dhe pedagogëve specialistë të mirëfilltë por mesaduket askush nuk shqetësohej ato kohë për cilësinë e shtëpisë së tyre të re.
Dëmet brenda saj janë të dukshme por autoritetet e Universitetit Politeknik kanë heshtur dhe kanë kyçur dyert e fakultetit. Shtëpia ku arsimohen inxhinierët, arkitektët dhe urbanistët për tu bërë ballë goditjeve të natyrës, u dorëzua ashtu si qindra objekte të tjera të mdërtuara pa standarte.

Këtu ku mësohet si të sfidohet nëpërmjet shkencës tërmeti, fatkeqësisht ra vetë viktimë e cilësisë dhe parametrave të dobëta…
Më mirë mos riparohen këto dëme, të jenë aty si provë e gjallë, si muzeum kujtese dhe kur të fillojë sërish mësimi në këto auditorë, pedagogët dhe studentët të drithërohen e të bëhen më të ndërgjegjshëm, më të përgjegjshëm. Më tepër se nota 10 me hatër, do kishte vlerë një notë 7 me djersë. Nota 7 do na ngryste pa ankth e do na zgjonte të qetë çdo mëngjes!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.