E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmet Peçi i këndon Enver Hoxhës në mënyrë   publicitare
Publik News

Tërmet Peçi i këndon Enver Hoxhës në mënyrë publicitare

Tërmet Peçi i këndon Enver Hoxhës madje fare haptazi nën shoqërinë e miqve të tij dhe drejtuesve lokalë të PS.

Kjo ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në darkën e shtruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti fill pas koncertit që iu kushtoi tepelenasve dhjetëra milionë lekë. Nga pamjet e ofruara në faqet e Facebook që kontrollohen nga kryebashkiaku i Tepelenës, shikohet qartë sesi Tërmet Peçi shoqëron në këngë, Golikun e famshëm të Bënçës që e ka pasur dhe e ka dobësi Enver Hoxhën që kur thurte këngë në festivalet folklorike të Gjirokastrës në vitet ’80.

Komandanti Enver Hoxha-është refreni i përsëritur shumë herë nga Tërmeti madje ky i fundit në një moment nderon edhe me grusht ashtu si dikur komunistët.

Në një moment në vend të Enver Hoxhës, thuhet Edi Rama dhe sërish kthehet tek Enver Hoxha.

T’i këndosh diktatorit, personit përgjegjës të mijëra e mijëra vrasjeve pa gjyq të qytetarëve të tij, personit që la në prapambetje të plotë vendin dhe izoluar me botën e jashtme, kjo ndodh vetëm në Tepelenë me protagonist Tërmet Peçin, pinjollin e një prej figurave më gjakatare në sistemin e kaluar, Shefqet Peçit. /JuguNews

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.