Termeti është thjesht një objekt i zgjedhur nga Rama për tu tallur..
Fitim Zekthi
Ne librin “Komandant na dogji malli” të Shefqet Pecit, kriminel komunist i kohes së luftës dhe ministër dhe funksionar i lartë i partisë se punës, i denuar per genocid, përshkruhet një bisedë domethënëse me Enver Hoxhen. Enver Hoxha e pyet Shefqet Pecin: me cfarë rruhesh ti Shefqet? Ky i pergjigjet me brisk astra. Enveri e pyet se sa herë rruhet me një brisk. Shefqeti i thote 5-6 herë. Me pas Enveri e pyet nëse e lan briskun pas rruajtjes. Shefqeti i thotë po. Enveri i thotë: mos e laj, shkunde dhe me pas me të mund të rruhesh 10 apo me shumë herë. Shefqet Peci mbahej jo vetëm si kriminel por si injorant dhe vihet re se cfarë bënte Enveri me të: argëtohej por edhe ngrinte në majë krimin dhe perversionin duke poshtëruar kështu popullin e tij. Shefqeti ishte ministër dhe nënkryetar kuvendi…. Ne fakt ky është thelbi i komunizmit. Keto tipare dhe këtë sjellje bën edhe Rama sot: tallet, ngre në majë krimin dhe injorancën dhe poshtëron popullin. Jemi në kohë tjetër dhe nuk ka krime genocidale apo gjyqe dhe kampe përqëndrimi por gjithsesi paradigma është po ajo. Termet Peci është thjesht një objekt i zgjedhur nga Rama për tu tallur dhe për të treguar se ne maje te pushtetit dhe shoqerise per te dhe strukturen politike te tij ka vend per krimin, perversionin dhe injorancën. Madje hollë hollë e gjithë kjo strukturë nuk ka asgje antrpologjikisht jashtë kësaj qasjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



