E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmeti i fuqishëm në Indonezi, qindra viktima
Lajme

Tërmeti i fuqishëm në Indonezi, qindra viktima

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave, pritet rritja e numrit të viktimave

Tërmet i fortë në ishullin indonezian Java ka vrarë dhjetëra njerëz dhe ka plagosur qindra.

Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi qytetin Cianjur, në një thellësi prej 10 km, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar gjatë natës në përpjekje për të gjetur banorët e tjerë që mendohet se janë ende të bllokuar nën ndërtesat e shembura.

Zona ku ra tërmeti është me popullsi të dendur dhe është e prirur për rrëshqitje të dherave.

Numri i saktë i personave të vrarë deri më tani nuk dihet ende.

Agjencia Kombëtare e Fatkeqësive të Indonezisë (BNPB) tha se numri i tyre zyrtar i të vdekurve ishte 103. Një tjetër shifër e dhënë nga guvernatori rajonal Ridëan Kamil, prej 162 viktimash, mbetet i pa verifikuar.

BNPB u shpreh se 390 persona të tjerë u plagosën dhe se 7.000 njerëz ishin strehuar në vende të ndryshme në zonë.

Ndërsa Kamil ka pohuar se gjithsej 13.000 persona janë zhvendosur nga zona, dhe se ka ende të tjerë që kanë mbetur të bllokuar në vende të izoluar.

Ai tha se numri i të plagosurve dhe vdekjeve do të rritet me kalimin e kohës.

Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Xhakarta rreth 100 km larg, ku njerëzit u evakuuan nga ndërtesat e larta.

Punonjësit e zyrës dolën me nxitim nga ndërtesat gjatë lëkundjes në orën lokale 13:21 të hënën, tha agjencia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.