Mësohet se disa persona janë shoqëruar në Polici gjatë natës. Disa banorë shprehen për mediat se, efektivë policie i kanë mësyrë në banesë gjatë natës, kamë marrë familjarë të tyre që ishin pjesëmarrës në protestë dhe ata nuk dinë ende asgjë për fatin e të afërme. Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë ishin pjesë e aksionit.
Një pjesë e mirë e protestuesve të ditës së djeshme ishin nga Kukësi. Si kryeministri Edi Rama ashtu edhe ministri Xhafaj paralajmëruan arrestime në ligjëratat e tyre të shtunën
Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por kanë qenë familjarët e protestuesëve që kanë ngritur shqetësimin se të afërmit e tyre nuk ishin kthyer në familje pas proteste.
Familjarët: Nuk dimë ku i kanë dërguar të afërmit tanë. Policia erdhi në 03:00 të mëngjesit në banesë. Gjithashtu, edhe Prokuroria e Përgjithshme njoftoi nisjen e një hetimi lidhur me protestën