E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Testi Veliaj
Publik News

Testi Veliaj

 

Elona Caslli

Ndonëse tingëllon absurde, individi Erion Veliaj me qëndrimin e tij, me vjedhjen e tij, me mashtrimin e tij dhe me gjithçka tjetër, në mënyrë të pandërgjegjshme formësoi një ” Test moral” për shoqërinë shqiptare dhe për të vetëquajturit intelektualë , artistë e gazetarë.

Askush nuk do ta mendonte se ky individ me një bashkësi të pafundme vesesh, do t’i kryente një shërbim kaq të shëndetshëm shoqërisë shqiptare.
Ishte një lloj procesi si ai i ” Hapjes së dosjeve”.

Testi Veliaj vuri në provë akademikë, gazetarë, shkrimtarë, artistë e qytetarë dhe na rrëfeu qartazi dosjen përkatëse të secilit.

Hapja e dosjeve që duhej kryer vite e vite më parë, duket se po merr jetë tani, në këtë kohë tragjike për vendin, si për të na kujtuar faktin se pa kuptuar çka jemi, nuk mund të shndërrohemi në atë që duhet të jemi.

Post Scriptum- Testi Veliaj pajisi gjithkënd me dosjen përkatëse. Gjithkush u vu përballë vesit apo virtytit që zotëronte.

Tashmë kushdo është thjesht dhe vetëm një dosje e hapur….

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.