E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Testimet e Ramës dhe telefonata me Komitetin Teknik
Publik News

Testimet e Ramës dhe telefonata me Komitetin Teknik

Pergjate javeve te fundit Edi Rama eshte kritikuar se ka shkelur papushim mbi Kushtetuten, ligjet dhe te drejtat themelore te qytetareve. Megjithate, ne Shqiperi ekziston ende nje ishull pavaresie, i cili ka qendruar ndaj agresionit juridik te kryeministrit. Ai eshte Komiteti Teknik i Eksperteve, qe drejton Mira Rrakacolli me Albana Ficon.

I pyetur nje dite me pare se pse Shqiperia nuk kryen testime masive te popullates si rruga me e mire per te parandaluar perhapjen e virusit, kryeministri perseriti te njejtin justifikim: “Numri i testimeve percaktohet nga Komiteti Teknik i Eksperteve. Une jam vetem percues i vendimeve qe merr Komiteti.”

Sipas te dhenave zyrtare, aktualisht Shqiperia ka kryer 1.6 testime per cdo 1 mije banore duke qene rrote me rrote me Ganen, Afriken e Jugut, Bostvanen dhe Butanin. Te gjitha vendet e rajonit kane testuar me shume, nderkohe qe mesatarja e testimeve ne vendet e zhvilluara te Bashkimit Europian eshte dhjetra here me e larte. Por kryeministri thote se qeveria nuk ka pergjegjegjesi, pasi vendimarrja e testimeve eshte e Komitetit.

Shkurt me nje gure vriten dy zogj. Se pari justifikohet numri tmerresisht i ulet i testimeve per fryme qe ka Shqiperia ne raport me vendet e tjera te ngjashme dhe se dyti krijohet imazhi i nje vendi, ku qeveria respekton institucionet e pavarura dhe qeveris mbi bazen e rekomandimeve te specialisteve. Kjo narrative e bukur, me kujton nje histori te para disa viteve.

Aty nga vitj 2016 disa nga biznesmenet me te medhenj ne Shqiperi u bene bashke per te investuar ne nje kompani, e cila operonte ne sektor strategjik. Behej fjale per nje operacion financiar qe shkonte gati sa 1 per qind e Prodhimit Kombetar, por jo te gjithe ishin euforike.

Njeri nga biznesmenet ne ate grup, qe per mua eshte nje nga njerezit me inteligjent te biznesit ne Shqiperi, e kishte nuhatur qe kompania ishte aset toksik dhe nuk vlente as 20 per qind te cmimit qe po negociohej. Por ne pamundesi per t’u thene jo kolegeve qe e kishin afruar per shkak te lidhjeve te tjera te biznesit qe kishte me ta, ju desh te improvizonte nje strategji dalje. Strategjia ishte kjo;

Diten e transaksionit, teksa te gjithe ishin ulur ne tryezen, ku do te nenshkruhej marreveshja, perpara se te hidhte firmen u tha kolegeve qe une kam nje biznes te strukturuar dhe per cdo vendim me duhet konfirmimi i bordit. Ngriti telefonin dhe improvizoi sikur po fliste me drejtorin e Bordit, per te kerkuar lejen e transaksionit. Por nga ana tjeter e telefonit pergjigja ishte negative. Gjoja i zhgenjyer i kerkoi Bordit qe ta shqyrtonte serish vendimin. Por serish pergjigja qe negative.

Perplasi telefonin ne tavoline duke bere si i inatosur me bordin per tu shfajesuar para biznesmeneve te tjere. “I kam duart e lidhura-tha. Nuk me lejon Bordi te jem pjese e marreveshjes.” Te gjithe biznesmenet ne ate salle e dinin mire se Bordi ishte justifikim kot.

Kompanite ne Shqiperi jane biznese individuale, ku vendimet i merr pronari, ndersa bordet edhe kur ekzistojne jane fiktive, te perbera nga familjaret ose vartesit e pronarit. Edhe ne kete rast, personi nga ana tjeter e telefonit ishte nje familjar, qe nuk do te guxonte kurre te kundershtonte vendimin individual te pronarit. Por strategjia rezultoi efektive. Biznesmeni ne fjale ishte i vetmi qe shpetoi. Gjithe te tjeret humben miliona euro, pasi me pak se nje vit pas transaksionit kompania u shit me 20 per qind te cmimit qe u ble.

Tani imagjinoni per nje moment nje skene te ngjashme. Edi Rama qe merr ne telefon Albana Ficon duke i kerkuar leje qe te beje me shume testime per virusin dhe zonja Fico qe i pergjigjet: “Ne asnje menyre. Komiteti Teknik eshte kunder testimeve masive dhe nuk do ta lejoje kete.” Pas mbylljes se telefonit, kryeministri qe nuk pyet per Kushtetuten dhe ligjet, te cilat i shkel lehtesisht edhe me postime nga facebooku, detyrohet te bindet. Testimet nuk i lejojne Mira Rrakacolli me Albana Ficon. Kryeministri i ka duart e lidhura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.